GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja Partizani/Berisha: Në burg s’duhet të jetë Malltezi, por Rama

13:10 - 15/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja Partizani/Berisha: Në burg s’duhet të jetë Malltezi, por Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat është shprehur se sipas tij, Kryeministri Edi Rama qëndron pas masave të sigurisë së përcaktuara nga SPAK ndaj tij, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani”.

Ndërsa e cilësoi si të burgosur politik dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili është lënë në burg po për të njëjtën çështje, Berisha thekson se kjo masë ndaj tij është marrë për shkak se “Malltezi është ndër të parët që ka denoncuar në debate televizive aferat e inceneratorëve dhe thjeshtrën e Ramës për vjedhjet në kundërshtim më Kushtetutën”.

“Edi Rama provoi se ai personalisht qëndron mbrapa burgosjes politike të Jamarbër Malltezit sepse ky i fundit me guxim, ka denoncuar ndër më të parët në emër të mbrojtjes së interesit publik, pallatin pesëkatësh të familjes së tij, të ndërtuar në mes të sheshit të pallateve, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore apo ndërtimore, por vetëm në mënyrë korruptive, mafioze, apo me para gjaku, siç deklaronte Linda Rama”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Edi Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit, vetëm e vetëm pse ai në emër të interesit politik, ka denoncuar ndër të parët, ndërtimin e sarajeve të tij në Surrel, me gjatësi themeli 57 metra të gjata, ndërkohë që pronari i tyre, Edi Rama, kishte të deklaruar në ILDKP 3800 euro dhe 400 mijë lekë, duke faktuar kështu se sarajet e Surrelit u ngritën mbi krimin, korrupsionin, larjen e parave.

Shtoj këtu se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, kryetar i Departamentit të Mjedisit në PD, që mbahet i burgosur politik nga Edi Rama, i tmerruar prej tij, mbahet në burg sepse ka marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit, 140 metër tokoë trashëgimi e pakontestueshme e familjes së tij, nga 1 miliard e 16 milionë metër katrorë tokë që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, iu ka kthyer pronarëve të ligjshëm gjer në fund të vitit 2012.

Ose ka marrë 140 metër tokë në përputhje me ligjet e vendit nga 54 milionë e 220 mijë metër katrorë truall, që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, u ka kthyer pronarëve legjitimë gjer në fund të vitit 2012.

Thashë këtë statistikë, meqenëse kjo ishte tani e plotë dhe duhet t’ia paraqisja publikut shqiptar.

Edi Rama me daljen e tij në mediat e Bolinos, provoi se ai personalisht qëndron mbrapa burgosjes politike të Jamarbër Malltezit sepse ky i fundit me guxim, ka denoncuar ndër më të parët në emër të mbrojtjes së interesit publik, pallatin pesëkatësh të familjes së tij, të ndërtuar në mes të sheshit të pallateve, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore apo ndërtimore, por vetëm në mënyrë korruptive, mafioze, apo me para gjaku, siç deklaronte Linda Rama.

Edi Rama me mashtrimet e tij provoi mbrëmë përfundimisht se ai ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarbër Malltezit, sepse ky i fundit, në mbrojtje të interesit publik, ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama, të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit.

Edi Rama mban të burgosur politik Jamarbër Malltezin, sepse ai si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetar i Komisionit të Mjedisit, është absolutisht ndër më të parët që ka denoncuar në dhjetëra e dhjetëra debate televizive dhe me më shumë se 382 statuse në FB e tij, aferën e inceneratorëve, vjedhjen e shekullit.

Është ai që ka denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë thjeshtrën e parë të vendit, vajzën e familjes Rama për dhjetëra tendera të fituar, në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit.

Etiketa: berishaMallteziRama

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Supermodelja dhe e bija pozojnë me veshje elegante para eventit

Supermodelja dhe e bija pozojnë me veshje elegante para eventit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com