GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çfarë provash do prish unë!”, Veliaj shton edhe një tjetër gënjeshtër nga qelia

13:37 - 04/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot kryebashkiaku Erion Veliaj ka gënjyer pwrswri në lidhje me arrestmin e tij. Sipas pretendimeve të kryebashkiakut u arrestua se prokurorët dhe gjyqtarët kishin frikën se mos largohej nga vendi.

Por kjo është një tjetër gënjeshtër e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës për korruspion dhe pastrim parash.

Në fakt thelbi pse është arrestuar Erion Veliaj nuk është se ikte apo jo, se për të ikur nuk kishte ku shkonte, por sepse po prishte provat.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë prishur provat.

Mjafton të shohësh sjelljen që ka në qeli, ku dyshohet se mban dhe telefon, gjuhën, sharjet, fyerjet dhe intimidimet që përdor ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, imagjino çfarë mund t’u bëjë dëshmitarëve Erion Veliaj nëse është i lirë me bashkëpunëtorët e tij si në rastin e Klotilda Bushkës por dhe në raste të tjera me dirigjencë, me dhunë mediatike, fyerje ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani në mënyrë të dhunshme për të trembur prokurorë dhe gjyqtarë para çështjes së Apelit.

Reagimi i Veliajt

Se mos prishen lodrat!
Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.
Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.
Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.

Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.
Cilat prova do të prish unë?

Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?
Çfarë provash do prish?

Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?
Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë.

Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!
Përqafime të gjithëve!

Etiketa: provaQeliVeliaj

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Berisha: Pasi paketoi Veliajn, Rama kërcënoi se kush e mbron do të shkojë pas tij

Berisha: Pasi paketoi Veliajn, Rama kërcënoi se kush e mbron do të shkojë pas tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com