GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions/ Barcelona do kërkojë dëmshpërblim nëse përjashtohet

13:44 - 31/03/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Champions/ Barcelona do kërkojë dëmshpërblim nëse përjashtohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse UEFA në përfundim të hetimit të nisur për “Çështjen Negreira” do të dënonte Barcelonën me përjashtimin nga Champions League pa pritur verdiktet në shkallë të parë dhe të dytë të drejtësisë spanjolle, klubi katalanas do të kërkojë një dëmshpërblim prej jo më pak se 100 milionë eurosh.

Llogaritja sipas “Mundo Deportivo”, është bërë duke vlerësuar të ardhurat që Barcelona merr për Champions League çdo sezon, duke i shtuar dhe dëmin për mungimin e të ardhurave nga sponsorët apo marketingu për shkak të mospjesëmarrjes në Champions League.

Më pak fjalë nëse dënohet, Barcelona jo vetëm do të apelojë vendimin, por do të prezantojë edhe kërkesën për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar dhe fitimin e munguar.

Barcelona rrezikon të dënohet për shkeljen e nenit 4 germa G të rregullores së Champions League, Europa League dhe Conference League që përcakton se për regjistrimin një klub nuk duhet të jetë drejtpërdrejtë apo indirekt i përfshirë në çdo aktivitet që influencon rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.

Procedura e kërkimit të dëmshpërblimit do të niste nga Barcelona në momentin që drejtësia penale spanjolle nuk do të gjente asnjë shkelje në çështjen “Negreira”. Në këtë rast do të ishte detyruese për UEFA-n që nuk mund të ecë kundër legjislacionit në fuqi në një shtet apo të kundërshtojë sentencën.

Ka një precedent të një situate të ngjashme, kur UEFA përjashtoi Fenerbahçe nga Champions League 2011-2012 pas akuzave se kishte trukuar ndeshje, një proces në të cilin klubi turk u lirua nga të gjitha akuzat.

Etiketa: BarcelonaCeshtja NegreiraSportUEFA

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Makina përplas këmbësorin 69-vjeçar në Fier

Makina përplas këmbësorin 69-vjeçar në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com