GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
OpenAI zhbllokon potencialin e ChatGPT, ja çfarë mund të bëjë tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale, ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI me bazë në SHBA, u bë një nga 5 faqet e internetit më të vizituara në botë në prill.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka mbledhur nga adresa similarweb.com, aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale ChatGPT ka filluar të sfidojë për vendin e parë në listën e faqeve të internetit më të vizituara në prill.

ChatGPT, i cili u ngjit në vendin e 5-të në listë, realizoi një kohë mesatare vizite nga përdoruesit prej 7 minutash e 15 sekondash. Në krye të faqeve më të vizituara u rendit sërish Google.com ku përdoruesit kanë shpenzuar mesatarisht 10 minuta e 31 sekonda në Google ndërsa kjo kohë u shënua 20 minuta e 18 sekonda në youtube.com që u rendit e dyta.

Platformat e kompanisë Meta, Facebook dhe Instagram, u renditën në vendin e 3-të dhe të 4-t, me kohën e kaluar në këtë faqe që ishte përkatësisht 10 minuta e 42 sekonda dhe 8 minuta e 37 sekonda.

Duke marrë parasysh raportin “We Are Social”, i cili publikoi statistikat për vitin 2024, u pa se ChatGPT ka bërë një hap të madh në listën e faqeve më të vizituara. Aplikacioni i inteligjencës artificiale, i cili renditej i 9-ti në listë vitin e kaluar, arriti të ngjitej me katër vende. Google, YouTube dhe Facebook u renditën përsëri në 3 vendet e para në listë.

– ChatGPT është qartësisht përpara në mesin e inteligjencave artificiale

Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga faqja AITools, e cila përpilon inteligjencat artificiale më të përdorura në botë, ChatGPT është padyshim në pozicionin e liderit. Mjeti i inteligjencës artificiale me bazë në SHBA është me një diferencë të madhe përpara konkurrentëve të tij me 4.7 miliardë vizitorë në muaj.

Sipas listës, e cila vlerëson jo vetëm inteligjencën artificiale produktive, por edhe inteligjencën artificiale në përgjithësi, Canva, një aplikacion për dizajn grafik, renditet i dyti. Aplikacioni mbetet shumë prapa ChatGPT me 887 milionë vizitorë në muaj.

Ndërsa inteligjenca artificiale e Google që përkthen, Google Translate, është në vendin e tretë në listë me 595 milionë vizitorë mujorë. I katërti në listë, renditet DeepSeek kinez, i cili që nga njoftimi i tij ka shkaktuar rënie në numrin e vizitorëve të mjeteve të inteligjencës artificiale amerikane me efektivitetin e kostos dhe performancën e suksesshme.

Character.AI është në vendin e 5-të në listë me 226 milionë vizitorë mujorë, JanitorAI është në vendin e 6-të me 200 milionë vizitorë mujorë dhe Perplexity është në vendin e 7-të me 133 milionë përdorues në muaj.

Ndërsa Gemini, i cili u lançua nga Google dhe konsiderohet si një nga konkurrentët më të mëdhenj të ChatGPT, arriti të hyjë në listë vetëm nga vendi i 8-të. Gemini, i cili ka 118 milionë përdorues mujorë, humbi më shumë se 9 për qind të vizitorëve të tij në janar 2025, kur DeepSeek filloi të dëgjohej në të gjithë botën.

Remove.bg është në vendin e 9-të në listë me 112 milionë vizitorë në muaj dhe Claude është në vendin e 10-të me 105 milionë përdorues.

Etiketa: ChatGPT

Lajme të lidhura

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës
Aktualitet

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD
Aktualitet

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Para
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën
Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën

17:14 - 20/11/26

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të Erion Veliajt. Sipas tyre, ndryshe nga sa thotë Veliaj, ai...

Lexo më shumë
Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

16:55 - 20/11/26
I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi

I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi

16:47 - 20/11/26
Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

16:33 - 20/11/26
35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

16:07 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com