GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chelsea/ Shumë lojtarë në merkato, nga këta dhe emra të rëndësishëm

13:59 - 26/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Chelsea/ Shumë lojtarë në merkato, nga këta dhe emra të rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Chelseat po kalon sezonin më të vështirë të 20 viteve të fundit. Jashtë nga Europa, të eliminuar pa shumë histori nga kupat kombëtare, shumë dobët në kampionatin anglez në të cilin ndodhen shumë larg zonës europiane, e vetmja gjë që ka mbetur tani, për të bërënë Stamford Bridge është, të përgatitet sezoni i ardhshëm.

Mungesa eventuale e të ardhurave nga kompeticionet UEFA për klube ndikon shumë, me arkat e klubit që do të mbetet disi thatë. Për këtë arsye Todd Boehly, presidenti i klubit, pas shpenzimeve pa kriter, të kryera gjatë dy seksioneve të merkatos (verore 2022, dimërore 2023), po mendon që tani të “rikuperojë” një pjesë të parave.

Shumë nga lojtarët janë vënë në shitje, me çmime të arsyeshme, për të bërë vend e mbi të gjitha për të bërë klubin të kursejë sado pak për sa i përket pagave.

 

Ajo që bie në sy është se në shitje është vendosur një nga blerjet e fundit, Kalidou Koulibaly, ish-kapiteni i Napolit. Pavarësisht se është aktivizuar pothuajse gjithmonë titullar, rendimenti i tij, në mbrojtje ka lënë për të dëshiruar. Duhet theksuar se, senegalezi nuk është ambientuar ende me futbollin dinamik e të shpejtë të Premier League.

Koulibaly
Koulibaly

 

Emri tjetër në këtë listë, është ai i Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i Kombëtares së Gabonit erdhi në Stamford Bridge, pasi ishte jashtë planeve të Barcelonës së Xavit. Që në ndeshjet e tij të para, “Auba” ka dhënë përshtypjen se do ta kishte të vështirë të rigjente formën që e bëri një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Forma e dobët ishte aq evidente sa ish-trajneri Graham Potter, nuk e futi në listën UEFA për fazën e knockoutit të Champions League, duke e vendosur de facto, fatin e futbollistit.

Aubameyang
Aubameyang

 

Gjithashtu, me “plaçkat gati” për të lënë Stamford Bridge, është portieri spanjoll, Kepa. Që nga mbërritja e tij në Londër, ish-gardiani i Athletic Bilbaos është vënë re për gafat e tij si dhe mbahet mend edhe sot e kësaj dite për mosbindjen për të lënë fushën e lojës në finalen e Kupës së Ligës, në vitin 2019. Pavarësisht se ka rifituar vendin e titullarit, në dëm të Mendy, Kepa nuk ka bindur askënd deri tani.

Kepa
Kepa

 

Në klubin londinez, nuk ka më vend as për, Chalobah, Ziyech, Mount, Gallagher, Pulisic, të cilët, shihen si të padobishëm për vazhdimësinë e klubit. Nga këta emra, vetëm Mount duket se e ka të sigurt që do transferohet te Liverpooli, që është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro, ndërsa për sa i përket të tjerëve, duket se do të ketë një garë mes ekipeve angleze dhe europiane për të përfituar nga super-okazioni.

Chalobah
Chalobah

 

Ziyech
Ziyech

 

Mount
Mount

 

Gallagher
Gallagher

 

Pulisic
Pulisic

 

Largim i zhurmshëm do të ishte ai i futbollistit katër herë Kampion të Europës, Mateo Kovacic (3 herë me Realin e Madridit, një herë me blutë e Londrës). Kroati, i ardhur në 2019, ka qënë një nga lojtarët stabël të formacionit, që në ditët e tij të para në klub. Tashmë, problem është rinovimi i kontratës, duke parë që vitin tjetër mund të largohet me parametër zero. City është në krye të listës për të siguruar shërbimet e tij.

Kovacic
Kovacic

 

I fundit por jo më pak i rëndësishmi, është Romelu Lukaku, blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit. Belgu pritej që të ishte lojtari kryesor i Chelseat të drejtuar në atë kohë nga Thomas Tuchel. Fillimi ishte i mirë, me “Big Rom” që gjeti golat me lehtësi por muajt në vijim rezultuan të vështirë. Sulmuesi nuk e rigjeti super-formën që kishte te Interi (dhe që bëri Chelsean të paguante 115 milionë euro për ta blerë). Sezoni i parë u mbyll në mënyrë skandaloze, në 26 ndeshje në Premier League, ai realizoi vetëm 8 gola, shumë pak për një lojtar kaq të shtrenjtë. Huazimi te Interi në sezonin 2022-2023 dukej se do ishte kura e duhur për të por edhe aventura e dytë në Milano, nuk ka ecur mirë, 5 golat e realizuar deri tani në Serie A pas 31 javësh kampionat, kanë bërë që zikaltërit të mos paguajnë të drejtën e blerjes për futbollistin. Ndoshta tekniku i ri i Chelsea (sipas shumë gazetave pritet të jetë Pochettino) mund t’i japë një mundësi të dytë, dhe pse kjo duket shumë e vështirë që të ndodhë. /m.b. /gijotina.com

Lukaku
Lukaku
Etiketa: ChelseamerkatoshitjeSport

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Veteranët e kombëtares: Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi

Veteranët e kombëtares: Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com