GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kamarieri hero” / 33-vjeçari nga Fieri rrëfen se si shpëtoi nga mbytja turisten spanjolle

20:37 - 16/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kamarieri hero” / 33-vjeçari nga Fieri rrëfen se si shpëtoi nga mbytja turisten spanjolle
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Leli Alushaj është 33-vjeçari nga Fieri i cili konsiderohet si një kamarier hero. I riu shpëtoi nga mbytja një turiste spanjolle vetëm pak kohë më parë. Ai dhe punon në një restorant në Tiranë, ku ndodhi dhe incidenti. Teksa po hante darkë, gruaja u mbyt nga ushqimi dhe po të mos kishte qenë për Lelin, pasojat dot kishin qenë tragjike.

Alushaj ishte i ftuar sot  në emisionin Rudina në Tv Klan, ku tregoi gjithë historinë e videos që u bë virale e prej nga ai ‘u pagëzua’ me statusin e heroit. Metodën me të cilën ai e shpëtoi spanjollen e ka mësuar në kursin e patentës, por edhe në restorantin ku punon. Është diçka që të gjithë e dimë, por në raste të tilla paniku, pak kush është i gatshëm të veprojë.

Leli Alushaj: E para të gjithë të pranishmit u shtangën për momentin, vura re që diçka nuk po shkonte dhe veprova siç veprova.

Rudina Magjistari: Në Tiranë ka ndodhur?

Leli Alushaj: Po në një restorant të Tiranës.

Rudina Magjistari: Në një nga restorantet e Tiranës, ku ti aty punon?

Leli Alushaj: Unë kam 9 vite që punoj aty, jam edhe përgjegjës restoranti.

Rudina Magjistari: Ti ishe duke kaluar afër, në video duket që fillon një shqetësim dhe askush nuk po dinte t’i jepte drejtim e ta ndihmonte atë gruan.

Leli Alushaj: Po i zuri paniku, të gjithë u shtangën, vetëm unë isha i kthjellët në atë situatë dhe e mora situatën në dorë.

Rudina Magjistari: Prandaj dhe hero nuk mund të jetë kushdo. Është e vërtetë se në situata të tilla paniku, e humbasim fillin, nuk dimë si të sillemi dhe nuk dimë çfarë të bëjmë. Ti nga e ke mësuar që duhet t’i bëje pikërisht atë veprim, që ta shtypje në mënyrë që t’i dilte kafshata që i kishte mbetur në fyt.

Leli Alushaj: E para në kursin e patentës, e dyta në restorantin ku punoj se shefi jonë i restorantit të gjithëve u mëson disa gjeste për raste të tilla si mbytje.

Etiketa: herokamarier

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
“Qytetari ishte me gërshërë”, policia mbron efektivin pasi ai ushtroi dhunë

“Qytetari ishte me gërshërë”, policia mbron efektivin pasi ai ushtroi dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com