GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Çmendet” Bashkia Selenicë, tender pa garë me shumë shkelje kompanisë fantazmë

16:53 - 31/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çmendet” Bashkia Selenicë, tender pa garë me shumë shkelje kompanisë fantazmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e tenderave publikë në Shqipëri është kthyer në një katastrofë ekonomike për buxhetin e shtetit ku çudia e radhës vjen nga bashkia Selenicë pasi dy vëllezër me një kompani anonime e krijuar në  vitin 2020 fitojnë një kontratë publike prej 180 mijë eurosh.

Tenderi me numër REF-24415-04-07-2022 për blerje nafte dhe benzine është hapur në 18 prill dhe nuk ka patur asnjë pjesëmarrës përveç kompanisë “VELLEZERIT KAPAJ OIL” shpk. Kompania e vëllezërve Kapaj është shpallur automatikisht fituese me ofertë sa 99% e fondit limit ose 214 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Rezultati ka qënë pozitiv për kryetarët e bashkive sepse mjafton t’i shihni, sapo vijnë në pushtet trashen dhe zbardhen ndërkohë që nuk kemi rritje rrogash për policat, doktorat, mësuesit, grante për fermerët dhe rritjen e pensioneve për njerëz që i japin më shumë këtij vendi.

Kryetari i bashkisë Pëllumb Binaj ka publikuar projekte të mëdha te faqja e bashkisë ndërkohë kompania “Vëllezërit Kapaj Oil” është pa eksperiencë. Megjithatë ky fakt nuk e ka ndalur Pëllumb Binaj t’i përzgjedhë fitues edhe pse kanë shumë shkelje te dokumentat standarte.

Një nga kushtet e kontratës është që kompania të ketë realizuar një punë të ngjashme me vlerë jo më pak se 72 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Te dokumentat e përpiluara nga bashkia Selenicë shpjegohet se ky kriter është bazuar në nenin 77 të ligjit nr. 162 i cili bazohet te ligji i Prokurimeve Publike por kompania nuk ka asnjë bilanc vjetor të deklaruar, as për vitin 2020.

Një kusht tjetër që të kualifikohet është shlyerja e taksave dhe tarifave vendore për pushtetin vendor për vitin 2020,2021 por kompania “Vëllezërit Kapaj Oil“ nuk ka deklaruar asnjë bilanc vjetor, as për vitin 2020 apo 2021 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Gjithashtu kompania duhet të paraqesi vërtetim për xhiro vjetore për vitet 2019,2020,2021 ku për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar xhiroja nuk duhet të jetë më pak se 72 milionë lekë të vjetra. Si mund ta plotësojë këtë kusht kompania kur ajo nuk ka asnjë vit të deklaruar apo punë të afishuar tek faqja e Open Data?

E veçanta është se bashkitë periferike janë ideale për tendera të tillë sepse qendrojnë jashtë vëmendjes mediatike, nuk kanë kërkesë llogarie sepse të rinjtë kanë ikur, ata që dinë diçka më shumë i punësojnë te bashkia ose u marrin ndonjë familjarë ose kushëri që të mos bëjnë pyetje për investimet në qytet.

Nga kërkimet e redaksisë te tenderat e bashkisë Selenicë rezultoi se 41 kontrata publike ishin me flamur të kuq. Për ata që nuk e kanë dëgjuar termin tendera me flamur të kuq janë procedura prokurimi të dyshuara për korrupsion dhe klientelizëm nga ana e institucionit prokurues (bashkia Selenicë) sipas Open Data Albania.

Nga viti 2016 e në vazhdim kjo bashki ka firmosur kontrata me vlerë 9 milionë euro dhe rreth 50% e këtyre parave rezultojnë me flamur të kuq duke na treguar rreziqet që vijnë nga bashkitë periferike.

Etiketa: bashkia selenicekryesore2Pëllumb Binajtender pa garevellezerit kapajVellezerit kapaj oil

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Vizita e Gjekmarkajt në SHBA, Kokalari: Takoi organizatat e Sorosit

Plas tek Rithemelimi, Kokalari-Këlliçit: Je njeri pa karakter dhe integritet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com