GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çmimet arrijnë majat, ministrja shokon me deklaratën: Mund të rritet sërish nafta

10:29 - 22/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet arrijnë majat, ministrja shokon me deklaratën: Mund të rritet sërish nafta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar se çmimet e produkteve të ndryshme mund të rriten sërish. Në një konferencë me gazetarët, ministrja shkoi me deklaratën, kur tha se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të karburanteve, pasi është duke u diskutuar rritja e tarifës së pompimit në interes të koncensionarit.

Ibrahimaj tha para gazetarëve se në marrëveshjen me këtë koncensionar, ekziston klauzola që ai të kërkojë rishikimin e tarifave, në baze të ndryshimeve në treg, duke justifikuar kështu një rritje të mundshme.

Sipas ministres, në dikasterin që ajo drejton është ngritur një grup pune, që po analizon kërkesën e koncensionarit të pompave, ndërsa nuk pranoi të komentonte lidhur me faktorët që çojnë koncensionarin drejt kërkesës për rritjen e tarifave.

“Unë të falenderoj për pyetjen sa i takon koncensionit për pompat, ne kemi një kontratë koncensoonare që në elementët e saj i jep të drejt koncensionari që të kërkojë rishikimin e tarifave, nëse vlerëson apo ka baza që kushtet kanë ndryshuar. Jemi në rastet kur koncensionari ka bërë një kërkesë, Ministria ka ngritur një grup pune, ku po vlerësojmë nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë për ndryshimin e tarifave, dhe aq më keq për dyfishimin e tyre”, tha ministrja.

Vetëm pak ditë më parë qytetarët shqiptarë u njoftuan për skandalin e rritjes me shifra marramendëse të çmimit të naftës, në një kohë ku po përballeshin edhe me rritjen e çmimeve të produkteve e shërbimeve të përditshme jetësore. Në pikat me pakicë, nafta rezulton e shtrenjtuar ku një litër po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Etiketa: Ibrahimajnafta

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Iliri e Donaldi në festën e BBV, shikoni sjelljen mes njëri tjetrit

Iliri e Donaldi në festën e BBV, shikoni sjelljen mes njëri tjetrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com