GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimi i lartë i naftës, Shqipëria e dyta në rajon

15:23 - 09/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i lartë i naftës, Shqipëria e dyta në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Open Data Albania ka hulmutuar mbi çmimin e naftës në Shqipëri dhe taksat që aplikohen mbi hidrokarburet, duke marrë në konsideratë krahasimin me vendet e Rajonit.

Konkretisht, Shqipëria bën pjesë në 25 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më shtrenjtë se vende me nivel të lartë jetesë si Gjermania, Spanja, Luksemburgu, Austria dhe Hungaria. Sipas të dhënave, 5 vendet me çmimin më të ulët janë Venezuela, Irani, Arabia Saudite, Siria dhe Angola, të cilat konsiderohen si vende prodhuese të naftës ndërsa vendi me çmimin më të lartë është Hong Kong me 222.58 Lekë/liter, ndjekur më pas nga Suedia me 209.04 Lekë/litër.

Krahasuar me vendet e Rajonit, Shqipëria është renditur si vendi i dytë me një diferencë të ngushtë të çmimit me Serbinë. Pavarësisht se Shqipëria është vend prodhues i naftës, përsëri çmimet janë shumë të larta krahasuar me vendet e rajonit të cilat nuk janë prodhuese. Arsyeja kryesore që çon në këtë nivel çmimi është niveli i lartë i lartë i taksave.

Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloj taksash mbi karburantet duke zënë kështu 60.1% të çmimit final të naftës. Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 37 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në masën rreth 33.4 Lekë/litër, duke bërë totalin prej 100.4 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri.

Ndërkohë vendi me barrën më të ulët të taksave ndaj çmimit final që paguan konsumatori për 1 litër naftë, është Maqedonia e Veriut, ku taksat zënë 40.1% të çmimit final, pasi në çmimin final përfshihet vetëm Akciza prej 28 Lekë/litër dhe TVSH që është 18% e çmimit final. Konkretisht, për shkak të barrës së lartë tatimore, një konsumator final i produktit të naftës paguan 35% më shumë për blerjen e 1 litër naftë, krahasuar me një konsumator maqedonas.

Aktualisht çmimi mesatar i naftës në të gjithë botën është 109.7 Lekë/Litër apo 0.90 Euro/litër.  Të gjitha shtetet kanë akses të njëjtë në tregjet ndërkombëtare të naftës, megjithatë, ka diferenca të dukshme në çmim, si rezultat edhe i taksave që aplikohen mbi hidrokarburet në secilin shtet.

Etiketa: cmimi naftesInstat

Lajme të lidhura

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Para
Operohet në rrugët respiratorë gazetari i njohur sportiv, zbulohet gjendja

Operohet në rrugët respiratorë gazetari i njohur sportiv, zbulohet gjendja

TË FUNDIT

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)
Breaking Views

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

Vedat Muriqi kuron në mënyrën më të mirë plagët e eliminimit në finalen e playoffit të Botërorit me kombëtaren e...

Lexo më shumë
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com