GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Çobani nuk kursen ironinë: E trishtueshme që do luajmë kundër Valbonës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Çobani nuk kursen ironinë: E trishtueshme që do luajmë kundër Valbonës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë në historinë e saj, Lushnja do të luajë një ndeshje shtesë (një play-out, për më “modernët”). Dhe e gjithë kjo, për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Pas barazimit me Skënderbeun, verdhejeshilët e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 9-të.

Mbijetesën do ta diskutojnë me Valbonën, në një përballje ku nuk ka favorit. Do të zhvillohet në stadium asnjanës dhe vetëm fitorja bën punë. Këtë situatë Artur Çobani e quan të trishtueshme. Në një prononcim për gazetën, ish-presidenti tha: “Erdhi radha për të luajtur me Valbonën e Tropojës. Me ta do të diskutojmë një vend në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Është pak e trishtueshme, por një realitet që duhet vlerësuar maksimalisht. Në fund të fundit nuk ka favorit, pasi vetëm një ndeshje luhet.

Unë jam besimplotë që skuadra do të fitojë dhe vazhdojmë garën në këtë ligë. Gjithsesi, kjo nuk mjafton. Ne të gjithë duam që Lushnja të bëhet pjesë e Superiores dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet privatizimit të klubit. Bashkia duhet falënderuar për çka bërë dhe bën me financimin për futbollin. Por kjo nuk përbën zgjidhjen. Kjo vlen vetëm sa për të mbajtur gjallë futbollin, gjënë më të çmuar për qytetin tonë. Privatizimi ose sponsorizimi do të bëjë të mundur që tifozët e zjarrtë lushnjarë të mbushin stadiumet”.

MAGANI – Kampionati përfundoi për lushnjarët. Verdhejeshilët do të luajnë të mërkurën e ardhshme “play out”-in. Endrian Magani beson fort te shpëtimi, ndonëse e pranon që e lehtë nuk do të jetë. “Bëmë një paraqitje të mirë me Skënderbeun dhe morëm një pikë. Një barazim që na dha vendin e 9-të, por mbi të gjitha moral. Përballë kishim Skënderbeun, që u shpall kampione. Tani do të përgatitemi për ndeshjen shtesë. Është një përballje e vetme. Detyra jonë është ta fitojmë dhe qëndrojmë në Kategorinë e Parë. Vetëm kështu mund ta quajmë të arritur misionin. Shkoi si shkoi ky vit, kaq gjë duhet ta arrijmë”, deklaroi lojtari i linjës së djathtë./PanoramaSport

Etiketa: kategoria e parelushnjaPlay-outvalbona

Lajme të lidhura

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi
Breaking Views

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor
Sport

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin
Sport

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Para
Beyonce dhe Jay-Z blejnë rezidencën më të shtrenjtë në Kaliforni

Beyonce dhe Jay-Z blejnë rezidencën më të shtrenjtë në Kaliforni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com