GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Conference League, Duka: Ia dolëm, fituam eksperiencë, presim kompeticione të tjera

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Conference League, Duka: Ia dolëm, fituam eksperiencë, presim kompeticione të tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja e Conference League e zhvilluar në “Air Albania, ku Roma ia doli të ngrinte trofeun në qiell pasi mposhti Feyenoord me shifrat 1-0, ishte një sukses për gjithë shqiptarët që organizuan një event të tillë.

Për këtë ditën e sotme kanë dalë në konference për mediat, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe stafi organizator.

Gjatë fjalës së tij Armando Duka u shpreh i lumtur që gjithçka shkoi siç duhet dhe se falenderon të gjithë që morën pjesë në organizimin e një eventi të tillë, ndërsa nuk nguroi të shprehej së tashmë dëshiron që ky të mos jetë i fundit, por të tjerë evente europiane të pasojnë këtë sukses.

“Interesi ka qenë i madh për aktivitetin e rëndësishëm dhe kam përcjellë të gjithë individët nga jashtë. Të gjithë administratën e UEFA-s dhe bashkë me presidentin kam pasur vetëm fjalë të mira dhe përqafime. E ndaj këtë me të gjithë ata që e bënë të mundur mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, jam me krenari këtu me një pjesë të organizatorëve të Federatës. U transmetua live në 155 vende të botës dhe u pa nga 400 milionë tifozë.

Askush nuk do ta mendonte disa vite më parë që Shqipëria dhe Federata do të kishin të tilla aftësi për të përmbyllur një event të këtyre përmasave. Meritë e administratës së FSHF dhe atyre që bashkëpunuan. Shumë ishin skeptikë kur aplikuam për finalen dhe konsiderohej një ironi. Por finalja erdhi dhe bota u përqendrua në Tiranë. I dhamë përgjigje atyre që menduan se ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë. Kemi pritur delegacione dhe president të Federatave europiane, sponsor, partner dhe janë larguar me mendime pozitive. Kemi pritur legjenda të futbollit botëror, Boniek, Savicevic, Totti, Tomasson, Cantona e shumë të tjerë.

Kemi pritur 20.000 tifozë dhe më shumë se 20.000 jashtë stadiumit, vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi të gjithë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në organizimin e eventit, policia bëri punë të mrekullueshme, po ashtu qeveria dhe bashkia Tiranë, drejtuesve të aeroportit të Tiranës. Aeroporti bëri menaxhim perfekt, falenderim për Ministrinë e Financave dhe për Kryeministrin. Unë nuk bëj servilizma, por kryemistri ka qenë aktiv në organizim dhe ka pritur edhe ankesat tona ndaj duhet ta falenderoj publikisht.

Falenderoj qytetarët shqiptarë që i dhuruan mikpritje tifozëve, nuk dolëm nga tradita jonë. Falenderoj median për punën e shkëlqyer dhe keni promovuar mirë Shqipërinë. Uroj të takohemi përsëri për evente të tilla të suksesshme për vendin.

Kjo finale na ka mbushur me eksperiencë dhe mund ta bëjmë më mirë, në çdo proces kishim kujdesin e duhur. Qeveria u tregua e zgjuar që e bëri pushim ditën e ndeshjes dhe që ishte një ditë pa makine. Qytetarët e pranuan, e falenderoj edhe pse ishte cënim i të drejtës së tyre. Falenderoj edhe vullnetarët. 400 të tillë, ndoshta kanë punuar më mirë edhe se ata që janë paguar. Në organizimet e ardhshme, koj është një eksperiencë e fituar”.

Ka Shqipëria shansin për finale të tjera? “Që pas përfundimit të ceremonisë filluam diskutonim se të mos shohim një kompeticion tjetër. Champions League aktualisht është e e pamundur për kapacitetet e stadiumit, por Superkupa e Europës, apo edhe Kampionat Europian për të rinjtë, janë të gjitha mundësitë. Doja opinione pozitive për Shqipërinë dhe e shijoj këtë sukses si qytetar shqiptar dhe jo si president i FSHF”, ka deklaruar fillimisht Duka.

Etiketa: Armando Dukaconference leaguefshf

Lajme të lidhura

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles
Botë

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe
Sport

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Para
Lija e majmunit/ Ja sa raste konfirmohen në mbarë botën

Lija e majmunit/ Ja sa raste konfirmohen në mbarë botën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet