GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19 në Shqipëri, VOA: Në gusht rastet me koronavirus u rritën me 23 herë

22:54 - 01/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Debat mbi mbajtjen e maskës dhe vaksinimin e detyrueshëm në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, situata e pandemisë Covid-19 bëri një kthim tejet të shpejtë drejt përkeqësimit gjatë muajit gusht. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë një rritje me të paktën 23 herë të numrit të rasteve të reja, krahasuar me muajin korrik. Në total u rregjistruan 14.248 të infektuar rishtazi, nga 598 një muaj më parë.

Shpërthimi i ri i koronavirusit i dedikohet në një masë të madhe qarkullimit të përhapur të variantit Delta, i favorizuar dhe nga kulmi i sezonit turistik, gjatë së cilit e vetmja masë shtrënguese që u zbatua ishte ndalimi i muzikës pas orës 23.00. Pavarësisht se varianti Delta njihet të jetë më ngjitës, autoritetet mbyllën në mënyrë të ndërgjegjshme sytë para faktit se detyrimi për mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura haptazi nuk respektohej, sikundër lanë të hapur, dhe pa asnjë lloj kontrolli, hyrjet në kufi. Një qëndrim që duket të ketë qenë i ndikuar më shumë politikisht, për të mos penalizuar ekonominë e turizmit. Vetëm dy ditë më parë, të hënën, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi zbatimin e kufizimeve, duke nisur nga e mërkura, 1 Shtator, detyrimin për të gjithë ata që hyjnë në vend, që të kenë me vete certifikatën e vaksinës, apo dëshmitë për teste anti Covid të kyer në 48 apo 72 orët e fundit, e që të kenë rezultuar negativë. Po ashtu dhe ora policore u afrua me 60 minuta duke nisur tanimë që në 23.00 të mbremjes e jo më në mesnatë.

Totali i rasteve gjatë gushtit është gati sa dyfishi i 4 muajve të fundit (prill-maj-qershor-korrik) të marrë së bashku, dhe i afrohet muajit mars, kur pati mbi 17 mijë të prekur. Ndonëse një pjesë e shifrave mund t’i dedikohet numrit me të lartë të testimeve, fakt është që dhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja), u rrit me 15 herë krahasuar me korrikun, duke u ngjitur në një mesatare mujore prej 9.4 përqind, nga 0.6 përqind që ishte një muaj më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Po ashtu dhe numri i rasteve aktive u shumëfishua duke kapur kuotën e afro 10.600 të tilla nga 421 që ishin në fund të korrikut. Më shumë se gjysma, i përkasin Tiranës dhe Shkodrës. Vetëm kryeqyteti ka 36 përqind të rasteve aktive.

Pavarësisht shifrave të rasteve gjatë gushtit, ajo që vihet re është një numër shumë më i ulët si viktimave ashtu dhe i shtrimeve në spitale, në raport me të prekurit rishtazi. Numri i viktimave gjatë muajit gusht u ngjit në kuotën e 44 vdekjeve. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.

Muaji gusht ishte i hapur për vaksinimin. Rezulton se janë kryer në total mbi 259 mijë doza, ose një mesatare prej 8358 doza në ditë. Mbi 824 mijë qytetarë mbi 18 vjeç, ose 37.1 përqind ka marrë të paktën njërën dozë, prej tyre 28.5 përqind të dyja dozat. / VOA

Lajme të lidhura

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë
Aktualitet

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë

08:14 - 15/01/26
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane
Breaking Views

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane

18:00 - 14/01/26
Para
Mbretëresha Elizabeth kërkon autograf nga Ronaldo

Mbretëresha Elizabeth kërkon autograf nga Ronaldo

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com