GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid bën “kërdinë” në vendin tonë, komiteti nuk ndryshon masat

12:35 - 22/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid bën “kërdinë” në vendin tonë, komiteti nuk ndryshon masat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku bëri një pasqyrim të situatës së pandemisë në vendin tonë. Ata kanë deklaruar se niveli i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.
Zëvëndësministrja Mira Rakacolli bëri me dije se pavarësisht kësaj, situata mbetet e qëndrueshme. Nisur nga kjo, ajo tha se nuk do të ketë ndryshim të masave.

Edhe pse Covid 19 po bën kërdinë në vendin tonë, kjo situatë nuk ka shqetësuar komitetin e ekspertëve duke lënë në fuqi të njëjtat masa.

Komiteti i Ekspertëve ka deklaruar se procesi i vaksinimit ka vijuar me ritme të larta, sidomos me dozat e dyta. Shefja e departamentit të infektimeve në ISHP, Silva Bino tha se mbulesë të mirë vaksinimi ka bashkia e Gjirokastrës, ndërsa shtoi se ritmi është shtuar në Durrës dhe në Tropojë.
“Gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të vaksinimit me dozat e dyta. Ka pasur një përmirësim edhe në bashki të ndryshme për vaksinimin. Ka qenë Durrësi që ka dalë nga zona e kuqe pasi ka më shumë vaksinime. Më të mirë mbulesën vaksinale është bashkia e Gjirokastrës me 81% me një dozë dhe mbi 60% me dy doza. Në veri kemi një mbulim në rritje të vaksinimit. Arsimtarët kanë një mbulesë më të mirë se pedagogët dhe mësuesit e çerdheve”, tha Bino.

Ndërkohë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se është rritur numri i qytetarëve që trajtohen në banesë. Ai shtoi se mbetet një numër i lartë i rasteve aktive në të gjithë vendin.
“Sot jemi me 849 raste ditore, 216 të shtruar por me një numër shumë të madh aktivësh. Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë, ka rënë numri i humbjes së jetës dhe është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë. Qytetarët kanë më shumë besim dhe e njohin pak më shumë sëmundjen. Kjo ka përmirësuar situatën dhe është në kontroll”, tha Brataj.

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID3, ku aktualisht marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus. Kraja pohoi se të shtruar janë 230 pacientë, ndërsa shtoi se ka një kapacitet prej 30% të lirë në dy spitalet. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se mes të shtruarve ka edhe gra shtatzëna dhe mosha të reja deri në 19 vjeç.

Etiketa: COVIDkomitetiKonference

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
LSI kujtohet për politikë: Faktet që tregojnë se drejtësia është kapur nga Rama

LSI kujtohet për politikë: Faktet që tregojnë se drejtësia është kapur nga Rama

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com