GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Çuçi shkrin SHÇBA për të fuqizuar veten me agjenci të re

12:57 - 21/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me sigurinë dhe rendin në vend, ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë për mediat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që në vetvete ka për synim shkrirjen e SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) dhe krijimin e një agjencie shumë më të fuqishme, të cilën e ka quajtur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Në ndryshim nga SHÇBA-ja, Agjencia e re në varësi të ministrit të Brendshëm do të ketë më shumë kompetenca dhe detyra të reja. Projektligji i ri u prezantua në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. “Do jetë një Agjenci Inteligjente për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të Agjencisë. Transformimin e Agjencisë drejt një modeli më demokratik dhe institucional. Sa i takon risive të projekt/ligjit, në radhë të parë është zgjeruar fusha e përgjegjësisë. Tashmë sot ajo që quhet SHÇBA dhe pas miratimit të ligjit do të quhet Agjenci në fushën e përgjegjësisë do të shtohen dhe subjekte të tjera si Garda e Republikës apo Shërbimi Zjarrfikës përveç Policisë së Shtetit që është deri më tani. Edhe ndryshimi i emrit ka kuptimin e vet”, tha ministri Çuçi në prezantimin e AMP-së.


Por çfarë nuk tha ministri Çuçi dhe pse atij i intereson krijimi i kësaj agjencie. Siç ndodh rëndom, por duke marrë shkas dhe nga hapësirat që të lejojnë ligjet në fuqi, me shkrirjen e SHÇBA dhe krijimin e një agjencie të re, ministrit i lind e drejta që të largojë “të padëshiruarit” me motivacion “shkurtim i vendit të punës dhe të emërojë “të bindurit” me kritere, të cilat i vendos me ligjin e ri. Nga ana tjetër, me këtë projektligj, ministri kontrollon dhe procesin e vettingut në polici.


Kjo ka ndodhur edhe më herët me ndryshimin e strukturave të ndryshme shtetërore dhe janë makinacione që përdoren për vendet e punës dhe për rritjen e influencës. Vetë SHÇBA si strukturë ka vetëm pak vite që mban këtë emër, pasi më herët ishte SHKB, e cila u shkri pikërisht për të ndryshuar njerëzit e padëshiruar, pasi në thelb mbeten të njëjtat detyra. Tashmë, veçse do ndryshohen punonjësit, kjo strukturë merr kompetenca edhe mbi strukturat e tjera, siç janë Zjarrfikësit dhe Garda e Republikës./ Gijotina.com

Etiketa: Agjenci e reCuciSHCBA

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
“Bojkotuan mbledhjen se kanë frikë nga hetimi”. Gogu i kujton PD-së foltoret

“Bojkotuan mbledhjen se kanë frikë nga hetimi”. Gogu i kujton PD-së foltoret

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com