GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bojkotuan mbledhjen se kanë frikë nga hetimi”. Gogu i kujton PD-së foltoret

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Bojkotuan mbledhjen se kanë frikë nga hetimi”. Gogu i kujton PD-së foltoret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për 25 prillin, Toni Gogu, nga ambientet e selisë së Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për bojkotin e komisionit nga ana e mazhorancës.

Gogu u shpreh se ai së bashku me deputetët socialistë shkuan ditën e sotme në ambientet ku zhvillohet mbledhja, por përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm.

“Pika 7 e rregullores ishte mbledhja e radhës. Në kundërshtim me procedurat, kryetari na e mohoi këtë të drejtë. Një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Propozuam që të mblidheshim sot, pasi ishte vonë dhe nuk mundet të takoheshim. Ne duhet të ishim nëpër zona. Ajo që morëm është se vijmë sot dhe nuk janë të pranishëm. Do të vijmë dhe nesër, pasi ne jemi të vendosur të hetojmë dhe mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Unë vijoj të bëjë të njëjtën ftes, i bëj thirrje zotit Alibeaj të mblidhemi një orë e parë dhe të vijojmë të caktojmë kalendarin e punës. Nderin e zgjedhjeve ne mund ta mbrojmë vetëm duke hetuar së bashku në këtë komision”, tha Gogu.

Gogu thekson se zoti Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores. Sipas Gogut, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegeve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte.

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim sebashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.”, thuhet në reagimin e Gogut.

Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste për bojkotim të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, foli për mediat ku tha se mosparaqitja e mazhorancës në mbledhjen e sotme është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore.

“Duket fare qartë që mungesa e arsyeve, justifikimeve, nuk patën as kohë të na jepnin arsye sepse mungonin, duket që është një strategji e qartë, e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. E kuptoj fare mirë, por se realisht ata që janë nën akuzë jo vetëm prej nesh, është pikërisht kjo pjesë e mazhorancës. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse, shkatërruese e zgjedhjeve të 25 Prillit, është afërmendsh e pritshme që ata të bëjnë gjithçka për të penguar, për të zvarritur veprimtarinë e Komisionit Hetimor.

Kjo sjellje, nuk e prisja që të ndodhte në mbledhjen, pothuajse të parë, duke ditur edhe përgjërimet për shtrirje dore, për dialog, për rikthimin e veprimtarisë në forcë të plotë të parlamentit. Çudia e madhe ndodh, bojkot i parlamentit, bojkot nga mazhoranca.

Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës dhe kësaj mazhorancë që ka vjedhur zgjedhjet, ka vjedhur mandatet dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka që të pengojë që në sytë e shqiptarëve të dalë e vërteta ashtu siç është defacto. Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjitha hapat procedurialë që kushtetuta dhe ligji për Komisionet Hetimore përcakton. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, e cila është ajo që ka nënshkruar vendimin për të cilin mblidhemi, do të njoftoj edhe konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund sipas përcaktimeve të ligjit për Komisionet Hetimore, që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e  tyre. Kjo është ajo se çfarë Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Mbi të gjitha për të bërë detyrën tonë karshi qytetarëve. Sot u demaskuan dhe këtë do e çojmë deri në fund. Po përfitoj edhe nga ky moment t’ju njoftoj që  mbledhja tjetër e caktuar do të jetë ditën e premte ora 10.Ëshë ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj Kushtetutës, ligjit, nevojës së qytetarëve për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë për atë që ka ndodhur më 25 Prill“, tha Alibeaj.

Etiketa: Komisioni hetimor per zgjedhjetPD

Lajme të lidhura

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë
Aktualitet

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Biznese të ngritura me kredi, fermerët e Roskovecit po falimentojnë

Biznese të ngritura me kredi, fermerët e Roskovecit po falimentojnë

TË FUNDIT

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26

Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës, duke pësuar...

Lexo më shumë
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com