GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çudia në Shkodër, Kadastra i legalizon qytetarit gjysmën e shtëpisë

21:29 - 07/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia në Shkodër, Kadastra i legalizon qytetarit gjysmën e shtëpisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, sepse ka ndërtuar shtëpinë që në vitin 2000 dhe ka aplikuar për legalizimin e saj në vitin 2006.

Ngjitur ka shtëpinë vajza e tij. Në momentin e legalizimit, mori certifikatën vetëm për gjysmën e shtëpisë, ku përfshihej dhe ballkoni i së bijës. Pjerini thotë, se vetëdeklarimin e ka bërë në të njëjtën kohë për të gjithë shtëpinë.

“Jam Pjerin Pashkja, jetoj në Itali. Kam ndërtuar në vitin 2000 një shtëpi, ku nuk është legalizuar e gjitha, vetëm gjysma. Në krah të shtëpisë sime është shtëpia e vajzës, ku kanë legalizuar aneksin e shtëpisë së vajzës me shtëpinë time. Nuk kanë legalizuar gjysmën e shtëpisë sime dhe dyqanin që është një furrë buke poshtë”.

Iu drejtua Drejtorisë Vendore të ASHK Shkodër, ku i thanë se ishte bërë një gabim në sistem.

“Nuk ma legalizuan, më thanë që kemi bërë një gabim, ky ka hyrë në kompjuter, në sistem dhe nuk mundemi ta tërheqim më. E kanë bërë. Se pse? Kjo është punë e tyre”, u shpreh denoncuesi.

Pjerini jeton në Itali, pasi bën atje kimioterapi për një tumor.

“Është legalizuar gjysma. Unë kam bërë deklarimin e të gjithës. Vij vetëm për këtë punë. Çfarë më ka bërë Kadastra e Shkodrës, nuk ma ka bërë sëmundja ime tash e 10 vjet me kimioterapi me operacione. Kërkoj nga “Stop” thjesht drejtësinë me e vënë në vend”, u shpreh ai.

Pas Pjerinit, ASHK-së Shkodër iu drejtua gazetarja e “Stop”. Zv/drejtori Enderson Memcaj tha se do të çojë grup në terren për të zgjidhur problemin.

“Problemi qëndron sepse pranë ASHK Shkodër ka pasur disa ndryshime, duke filluar nga drejtuesi i institucionit, zv/drejtuesi si dhe përgjegjësat e sektorëve përkatës, në rastin konkret përgjegjësi i legalizimeve. Ankesa e zotërisë në fjalë do të shikohet me përparësinë më të madhe dhe njëkohësisht do të ngrihet grupi, maksimumi ditën e nesërme, për verifikimin në terren në mënyrë që t’i japim një zgjidhje ligjore për ato problematike që ekzistojnë. Nga vetëdeklarimi është i 2006, certifikata në 2021. Duke qenë se jemi staf i ri do i japim zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur me përparësinë maksimale, gjithmonë në rrugën ligjore, në maksimumin e mundshëm”, tha Memcaj.

Pas këtij momenti, ky institucion na ktheu përgjigjen me hapat, që do të ndiqen deri në zgjidhjen e plotë të legalizimit të shtëpisë së tij.

Gazetarja: Mua m’u tha që sot doli leja e legalizimit për gjysmën e shtëpisë.

Denoncuesi: Faleminderit, faleminderit, dëgjo këtu, unë nuk di si t’ju përgëzoj ju për tërë këtë kurajo ë. Hajde ju boft shëndet o Zot ishalla./tvklan.al

Etiketa: cudilegalizimShkodër

Lajme të lidhura

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë

17:58 - 23/03/26
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Para
Bombë në lagjen me shumicë shqiptare në Mitrovicë

Bombë në lagjen me shumicë shqiptare në Mitrovicë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë

17:58 - 23/03/26

Gjykata e Foggia-s në Itali ka lënë në paraburgim 14 të arrestuarit nga  operacioni i javës së kaluar, ku u...

Lexo më shumë
Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret

Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret

17:45 - 23/03/26
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26
Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start

17:11 - 23/03/26
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

16:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com