GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Daily Mail: Shqiptarët vijnë me gomone në Britani, të afërmit i presin me “Range Rover”

13:57 - 06/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpejt shqipe, para se…”/ Media britanike: Si po kalojnë mijëra shqiptarë me gomone, pazari ulet në 2 mijë £
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigrantët shqiptarë që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe janë bërë prej disa javësh subjekt i debatit publik në vend. Media britanike, Daily Mail shkruan se emigrantët të vendosur në hotele, pasi kalojnë Kanalin, merren nga të afërmit brenda disa orësh. Ata kanë kryer investigime në hotelin Croën Plaza pranë aeroportit Heathroë, duke zbuluar se shqiptarët merren nga të afërm që kanë mjete luksoze.

Hoteli, i cili ka një palestër dhe pishinë, është i mbushur tërësisht nga emigrantët që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Të premten, Sadik Mura, një biznesmen shqiptar me qendër në Ëigston, Leicester, mbërriti për të marrë dy kushërinjtë e tij nga hoteli me 465 dhoma, i cili dikur paguante 150 £ për natë për një dhomë standarde përpara se të fillonte të përdorej për të strehuar azilkërkuesit.

Lexo edhe: Analiza në median britanike: Qeveria Rama e korruptuar, njerëzit po ikin

Të afërmit e tij, gruaja 29 vjeç dhe një djalë 15 vjeç, kishin mbërritur me një avion nga baza ajrore Manston në Kent, pasi kishin kaluar Kanalin tre javë më parë.

Mura, i cili kishte një Range Rover me vlerë rreth 80,000 £, tha: Sigurisht, hoteli më ka lejuar ta bëj, prandaj po i marr”.

Gjatë gjithë ditës, automjetet mbërrijnë para Croën Plaza dhe emigrantët shqiptarë merren nga ato. Javën e kaluar, një zyrtar i Home Office zbuloi se shqiptarët që çohen në hotele zakonisht zhduken për t’u bashkuar me bandat kriminale dhe hotelet ku ata mbahen nuk kanë asnjë pengesë sigurie për t’i ndaluar ata të arratisen.

Mediat britanike kanë intervistuar persona të cilët ankohen për dhunë dhe drogë. Ihsan Abdul Karim, një kurd i Irakut, i cili ka qenë në hotel për gati një muaj, tha: “Shqiptarët po shesin drogë brenda. Mes tyre ka edhe zënka”.

Ky reportazh vjen pas deklaratave për emigrantët shqiptarë. Ata janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Ajo tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e si një sjellje që ushqen ksenofobinë.

Etiketa: BritaniEmigrantëhoteleMEDIA

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Publikohet lista me personat e shpallur në kërkim në Vlorë dhe Tiranë

“Alarmante”! Media britanike shkruan për sulmin e hakerave ndaj SHISH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com