GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Daja: Duhet ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen, nuk kënaqemi me kaq

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Daja: Duhet ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen, nuk kënaqemi me kaq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes në Durrës me Teutën ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Kemi realizuar objektivin e pjesëmarrjes në Europa League, por nuk kënaqemi. Kishim tension sepse luanim me Teutën kryesuese, që nuk e kishim mundur në tre takimet e shkuara. Teuta filloi vrullshëm dhe kishim probleme. E dua gjithmonë ekipin në sulm, por ndonjëherë na detyron kundërshtari.

Kishim punuar të presonim lart, por ishte e arsyeshme të luanim ashtu dhe na kënaq kjo fitore ndaj një ekipi të tillë. Në stërvitjet para ndeshjes kishim probleme me Junior dhe Brojën, por ky i fundit arriti të jetë pjesë e ekipit. Teuta në të dytën luajti me dy sulmues dhe ai ishte i rëndësishëm para mbrojtjes.

Në të dytën und të shënonim më shumë sepse kishim 4-5 raste përballë portierit. Nuk kishte spektakël dhe kishte probleme, por dëshira e madhe e futbollistëve na dha tre pikët dhe ata meritojnë gjithë meritat sot sepse ishim të kufizuar në stol.

Asani, Junior dhe Çinari kanë punuar fort në mbrojtje dhe kur shkon para portës lodhja ta largon qetësinë. Ata janë lojtarë që duhet ta zgjidhnin, por na lumturon kjo fitore.

Topi i shqelmuar? Nganjëherë edhe ne e kalojmë cakun sepse kemi presion dhe ajo ishte një shfryrje për mënyrën sesi po luanim në pjesën e parë dhe pak për diçka tjetër, që nuk po e them. Ndeshja me Vllazninë është shumë e rëndësishme. Nuk besoj se do e kemi të lehtë në Ballsh, por të shohim Vllazninë dhe të mendojmë për ndeshjen e fundit”, u shpreh Daja. 

Lajme të lidhura

4 ndeshje radhazi pa fitore dhe deklarata “bombë” nga presidenti Bardhi! Edhe Ilir Daja në “fije të perit”
Sport

4 ndeshje radhazi pa fitore dhe deklarata “bombë” nga presidenti Bardhi! Edhe Ilir Daja në “fije të perit”

09:16 - 21/11/26
Djali fiton duelin me të atin/ Glen Daja triumfon, Elbasani i rrëmben fitoren Dinamos në minutat e fundit
Breaking Views

Djali fiton duelin me të atin/ Glen Daja triumfon, Elbasani i rrëmben fitoren Dinamos në minutat e fundit

21:18 - 20/11/26
Superiore/ Skënderbeu i shkakton suprizë Egnatias
Sport

Superiore/ Skënderbeu i shkakton suprizë Egnatias

18:47 - 20/11/26
Para
“Unë kisha përshtypjen se do të vdisja”, bombardim në Gaza, 54 avionë për 20 minuta

“Unë kisha përshtypjen se do të vdisja”, bombardim në Gaza, 54 avionë për 20 minuta

TË FUNDIT

Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Aktualitet

Tabaku kritikon paketën fiskale 2027: Nuk lehtëson familjet, shumica e shqiptarëve do të paguajnë faturën e kripur

11:22 - 21/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar mënyrën e shpërndarjes së lehtësimeve tatimore në paketën fiskale 2027, duke paralajmëruar...

Lexo më shumë
Takimi i Ramës me studentët? Flet aktivisti: Ata nuk na përfaqësojnë, e dimë shumë mirë kush janë

Takimi i Ramës me studentët? Flet aktivisti: Ata nuk na përfaqësojnë, e dimë shumë mirë kush janë

11:00 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

10:44 - 21/11/26
Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit

Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit

10:31 - 21/11/26
Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

10:18 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com