GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

19:10 - 27/11/25
në Aktualitet, OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Rezistenca e fortë që Edi Rama po i bën të ashtuquajturës drejtësi e re, duke marrë në mbrojtje institucionalisht dhe personalisht zëvendësen e tij, ka rrëzuar gjithë propagandën hipokrite të mosndërhyrjes dhe pavarësisë që kjo mazhorancë i ka dhënë pushtetit gjyqësor që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Mjaftoi vetëm një rast, ku SPAK guxoi të nxjerrë këmbën përtej rrethit të hekurt që i ka vizatuar kryeministri, për të provuar se drejtësia e re është e pavarur për aq kohë sa nuk i rrezikon pushtetin Edi Ramës.

Dosja Balluku përbën precedentin e parë kur një hetim i SPAK zhvillohet për vendimarrje të dyshura si korruptive dhe jo për pllakat e tualeteve apo faturat e hoteleve. Gjithashtu, për herë të parë, prokurorët marrin të pandehur një anëtar të lartë të kupolës ekzekutive ndërsa është në detyrë

Pikërisht këto dy elementë, cilësisht të rinj nga praktikat e deritanishme të prokurorisë speciale, nxorrën në pah thelbin e vërtetë të konceptit të Rilindjes për reformën në drejtësi. Kryeministri i fshiu qëndrimet e deridjeshme se çdo zyrtar i lartë duhet të përballet personalisht me drejtësinë, se ai dhe partia nuk janë zyrë avokatie, se kush përfiton nga besimi i qytetarëve duhet të përgjigjet, etj etj.

Në vend të tyre nisi të flasë për pushtet të pakufizuar të prokurorëve, për ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit, madje nisi të qëmtojë edhe juristë nga bota për të gjetur dëshpërimisht se si mund të mbrohet një qeveri e kapur 12 vjet rresht në krim dhe korrupsion.

Brishtësia e drejtësisë së re, “për herë të parë e pavarur që nga 1912”, u dëshmua jo vetëm nga ndërhyrja brutale e kryministrit për të mbajtur me thonj në detyrë një ministre të marrë si e pandehur, por dhe nga ushtria e propagandës që iu kundërvu SPAK dhe gjykatës speciale. Ideja se drejtësia mund të bëhej aq e pavarur sa të trokiste në zyrën e Ramës, prodhoi një precedent që do të mbahet mend në historinë e medias shqiptare. Guximi i SPAK për t’iu afruar kryeministrit u cilësua grusht shteti.

U dha alarmi për një komplot të errët që po e kthen vendin në Republikë Prokurorësh dhe po rrëmben kompetenca të pushteteve të tjera. Dashnorët e paarsyeshëm deri dje të reformës në drejtësi, papritur zbuluan rrezikun se vendi po rrëshket drejt juntës së prokurorëve e gjyqtarëve specialë. Dorëzimi i Belinda Ballukut u barabit me lëkundjen e themeleve të vetë shtetit shqiptar.

Në fakt, lëkundja e vetme që mund të justifikojë alarmin propagandistik ndaj Republikës së Prokurorëve është stopimi i një prej ingranazheve kryesorë të makinerisë së korrupsionit që mban në këmbë organizatën e Rilindjes. Propagandistët, që dinë të bëjnë biznes vetëm në tregun e kapitalizmit rilindas, më shumë se grushtin e shtetit kanë merakun e çorbës së pushtetit.

Drejtësia e re mund të godasë kundërshtarët politikë, mund të godasë edhe brenda vathës së Rilindjes, por nuk mund të prekë vetë sistemin që buron prej korrupsionit dhe ushqen të korruptuarit. Sulmi ndaj prokurorit apo gjyqtarit të dosjes Balluku, është një aksion i koordinuar për të shenjuar, qoftë edhe me kërcënime, se deri ku e ka kufirin drejtësia e pavarur.

Nëse deri dje organizata e krimbur e Rilindjes fshihej pas tezës se sistemi është i drejtë, por ka individë që prishen rrugës, ose siç thoshte kryeministri nuk i rezistojnë dot tundimit për të vjedhur, dosja Balluku dëshmon qartë se Edi Rama qëndron në pushtet vetëm falë këtij sistemi që prodhon korrupsion e të korruptuar.

Pra nuk vjedhin disa individë të dobët që abuzojnë me votën e socialistëve, por vidhet Shqipëria për të vjedhur vota dhe vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë. Ky është sistemi me të cilin mbijeton organizata e Rilindjes dhe frika se ai mund të preket shkaktoi alarmin për puç kushtetues e republikë prokurorësh dhe detyroi Ramën të mos e dorëzojë zëvendësen e tij.

Përralla e Rilindjes për reformën në drejtësi apo drejtësinë e pavarur, zgjati deri ditën kur ajo trokiti në paradhomën e Edi Ramës. Dhe tamam si në përralla, trokitja befas i transformoi reformatorët në konservatorë të rendit kushtetues. Mjaftoi vetëm një hetim për procedurat e tenderimeve, që si kupola ashtu dhe ushtarët e Rilindjes të zhbëjnë me duart e tyre atë që e trumpetonin si suksesin më të madh të Shqipërisë socialiste, reformën në drejtësi.

Tashmë është e qartë për të gjithë se nëse ka një rekord që do të mbetet në historinë e shtetit shqiptar që prej themelimit të tij, ai nuk është drejtësia e pavarur, por këneta e krimit dhe korrupsionit që mban vendin varur prej 12 vjetësh./Lapsi.al

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com