GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debate në Komisionin hetimor për TIMS, socialistët braktisin sallën

18:28 - 15/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debate në Komisionin hetimor për TIMS, socialistët braktisin sallën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Hetimor për Trajtimin e të dhënave TIMS nisi me debate këtë të mërkurë.

Ministri i brendshëm Taulant Balla kërkoi që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura, kërkesë që që nuk u pranua nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Dokumentat jane administruar dhe nuk ka sekret. Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim.

Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”, tha në fillim të mbledhjes Salianji.

Ndërkohë në  debat e sipër socialistët dolën nga salla dhe braktisën komisionin, pasi ata më herët kërkuan pushim nga Salianji.

Sipas axhendës në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku është dakordësuar që të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Por me zhvillimet e fundit kjo seancë rrezikon të mos mbahet sot.

Debatet:

Salianji: 5 minuta përpara PS ka shpërndarë njoftim ku thotë se media do zhvillohet e mbyllur. Mbledhja nuk ka nisur ende, partitë mund të vendosin në forumet partiake por nuk vendosin dot në këtë komision. Këtu vendosin deputetët dhe anëtarët e këtij komisioni. Unë ftoj ministrin e brendshëm si dëshmitarin e parë.

Gogu: I nderuar zoti kryetar, para se të filloj me kërkesat proceduriale kam një kërkesë miqësore. Keni nevojë urgjente për këshillim juridik. Keni nevojë për këshillim juridik në rolin e kryetarit të këtij komisioni sepse e keni zbythur këtë komision që në fillim. Ky komision është vend pune, nuk është vend spektakli. E premtuat në fillim spektaklin

Salianji: Do ta shihni, unë i mbaj premtimet.

Gogu: Spektakli i këtij komisioni janë vendimet jo sa herë del ti në televizor. Institucionet shtetërore të kanë ardhur me kërkesa. Po bën sjelljen e diversantit, po gënjen kur thua që PS ka njoftuar që nuk do zhvillohet mbledhja, ndërkohë që duhet të lexosh kërkesën e ministrit të Brendshëm.

Urgjentisht hidh në votim kërkesën e institucioneve shtetërore. Thërriti ministrin, sepse e kujton këtë komision që është ky.

Salianji: Mos thuaj ky, se të vjen një fjalë e keqe. Mos e përdor sikur je në rrugë, por thuaj zoti kryetar, ose zoti Salianji.

Gogu: Ato fjalë i përkasin kulturës tuaj!

Është në nder të këtij komisioni që kërkesat e autoriteteve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura, të mbyllë gojën dhe të hapë veshët që të mund të flasë me vendim përfundimtar. Jam i indinjuar që po shkelet ligji. Këtu i bëtë kërkesat e paligjshme, si do lexojë serverin ky, kur nuk lexon ligjin ky. Do bëhet oficer i policisë gjyqësore ky. Të mbyllë urgjentisht dyert dhe të fillojë nga hetimi. Cdo sekondë që kalon tregon se ky nuk do hetim.

Salianji: Nuk emocionohet nga këto që thua ti.

 

 

Etiketa: Komisionsocialiste

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Korrupsioni në model qeverisës

Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Korrupsioni në model qeverisës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com