GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Korrupsioni në model qeverisës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Korrupsioni në model qeverisës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe nën kryetari i Kuvendit dhe nën kryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një takim në Bundestag me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Michael Roth.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi në një postim në facebook, ku thekson se autoritarizmi i qeverisë së Edi Ramës, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji.

Për këtë arsye ka theksuar Bardhi në takim kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Më herët Bardhi dhe Gjekmarkaj janë takuar me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe Tomas Haker.

Postimi i plotë i Bardhit:

Në Bundestag gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth, një njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe mik i Shqipërisë, bashkëndamë besimin e plotë se integrimi europian i Shqipërisë është rruga e vetme që siguron të ardhmen e qytetarëve shqiptar. Procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të pasqyrohet në akte e veprime konkrete dhe jo thjesht në letër. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe në shërbim të tyre.

Së bashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se për opozitën avancimi i Shqipërisë në rrugën euopiane duhet të shoqërohet me forcimin e mekanizmave që garantojnë qeverisjen e mirë, zgjedhje të lira e të ndershme, shtetin ligjor dhe luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Integrimi europian i Shqipërisë është vonuar 11 vjet nga keqqeverisja e Edi Ramës, mungesa e reformave serioze shtetëformuese dhe shndërrimi i korrupsionit në model qeverisës. Shqipëria bëhet europiane jo me letra, por me vepra!

Autoritarizmi i Qeverisë që konstatohet në të gjitha format, duke nisur nga ngushtimi i hapësirës institucionale të opozitës dhe deri tek tentativa për të kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshirë median, shkojnë në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar për Shqipërinë europiane dhe me vlerat demokratike që duhet të pasqyrojë një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Autoritarizmi, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji. Kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Nga ana tjetër, në takimin me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker, i shpreha mirënjohjen e thellë për rolin që Bundestagu ka patur ndër vite në progresin e demokracisë në Shqipëri dhe ripërsërita nevojën për më shumë vëmendje, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve tona. Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë.

 

 

Etiketa: BardhiRoth

Lajme të lidhura

Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video
Aktualitet

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Qytetari: Benet Beci po e kthen Shkodrën nga djep të kulturës në djep të plehrave
Aktualitet

Qytetari: Benet Beci po e kthen Shkodrën nga djep të kulturës në djep të plehrave

15:15 - 25/08/26
Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Ramës të shpërthejë në rrugë dhe sheshe
Aktualitet

Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Ramës të shpërthejë në rrugë dhe sheshe

14:32 - 25/08/26
Para
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asllani fiton zemrat e tifozëve, e zgjedhin lojtarin më të mirë
Sport

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani transferohet në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi

18:31 - 25/08/26

Pritjes i ka ardhur fundi, Kristjan Asllani është lojtari më  i ri i Al-Jazera në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky...

Lexo më shumë
Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

18:12 - 25/08/26
Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Kanë fituar Champions League dhe 7 herë Premier League, klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

17:27 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com