GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debatet në kryesi, Grida Duma: Kuvendi i 18 dhjetorit duhet të jetë ditë reflektimi

21:29 - 15/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debatet në kryesi, Grida Duma: Kuvendi i 18 dhjetorit duhet të jetë ditë reflektimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur të tjera detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputetja Grida Duma iu është bashkuar diskutimeve.

Gjatë fjalës së saj Duma tha se Kuvendi i 18 dhjetorit, i shpallur sot nga Basha, duhet të jetë ditë reflektimi dhe mos të ketë ndjesa hipokrite. Më tej ajo ka thënë se kulti i individit duhet të bjerë dhe të nisë gongu i garës. Demokratja nga ana tjetër i kërkoi Bashës që të bëjë PD-në një parti të së ardhmes.

“Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet me të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur ‘çdo populli bën partia’ është bërë ‘çdo partia bën populli’. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës?! Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha: ‘Kam dhënë dorëheqjen e nuk kthehem kurrë!.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike. Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjese hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara, çfarë është meritokracia. Pas 30-vjetesh diskutohet serish që zgjidhja qenka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjërë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty kryetar. Beje këtë parti një parti të të ardhmes.”, tha Duma.

Ndërkohë pro mbajtjes së Kuvendit më datë 11 dhjetor është shprehur edhe deputetja Ledina Mandia, sekretare për çështjen e Pronave në PD.

Ndërsa Ervin Minarolli, sekretar organizativ tha se demokratët duhet të gjejnë një datë të përbashkët për Kuvendin që PD të bashkohet.

Etiketa: DebatetGrida DumaKryesiKuvendireflektim

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Krisja e marrëdhënies me Ritvanën, “zbërthehet” Argjendi: Ajo donte të bënim…

Krisja e marrëdhënies me Ritvanën, “zbërthehet” Argjendi: Ajo donte të bënim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com