GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debatet në PS-në e Shkodrës, Reagon PD: Po ndahet plaçka e masakrës zgjedhore mes kriminelëve

15:52 - 23/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debatet në PS-në e Shkodrës, Reagon PD: Po ndahet plaçka e masakrës zgjedhore mes kriminelëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për debatet që kanë ndodhur në mbledhjen e Partisë Socialiste në Shkodër, gjatë prezantimit të drejtuesit politikë të qarkut, ku disa drejtues të qarkut kanë shprehur pakënaqësi për ndarjen e pushtetit me partinë e Tom Doshit, ka reaguar Partia Demokratike.  

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se ky është rezultati i paralajmërimeve dhe denoncimeve të demokratëve për partneritetin Rama-Doshi.

Më tej ai shton se këto rrëfime dhe debate janë prova më e qartë se partneriteti i tyre funksionon si PPP korruptive dhe kriminale në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.

“Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror. Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale. Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare” – shkruan Alibeaj.

Alibeaj shkruan se kryeministri Rama dhe kreu i PSD-së Tom Doshi bashkuan mandatet e tyre të vjedhura për të shtuar babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve.

“Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve. Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë”-shkruan më tej Alibeaj.

Kujtojmë që në në fokus të këtyre debateve me Gjiknurin dhe Sekretarin Organizativ të PS, Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD, Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

Etiketa: DebatetkrimiplackaPS

Lajme të lidhura

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale
Breaking Views

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
Breaking Views

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Para
VIDEO, Zjarr masiv në një parcelë me ullinj në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO, Zjarr masiv në një parcelë me ullinj në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

TË FUNDIT

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës
Breaking Views

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës

10:17 - 18/01/26

Senegali dhe Maroku do të përballen sonte në finalen e Kupës së Afrikës, në një duel historik në orën 20:00,...

Lexo më shumë
Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com