GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dëmtohet Çalhanoglu, Interi projekton titullar Asllanin

17:39 - 13/01/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Calhanoglu dëmtohet sërish, Asllani synon vendin e titullarit te Interi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Problemet me dëmtimet vazhdojnë të ndjekin skuadrën e Interit, e cila përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Bologna-s. Trajneri Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa disa nga lojtarët kryesorë.

Një nga mungesat kryesore është Mkhitaryan, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në derbin kundër Milanit, por ende nuk është në gjendjen e duhur për të zbritur në fushë dhe do të duhet të presë rikthimin e tij në javët e ardhshme.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për zikaltërit është edhe ajo e Hakan Çalhanoglu. Mesfushori turk vazhdon të ketë shqetësime dhe stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij, duke e lënë jashtë grumbullimit për këtë sfidë.

Në këtë situatë, një tjetër mundësi vjen për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, i cili pritet të luajë sërish si titullar. Asllani ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen e fundit kundër Venecias, ku tregoi aftësi të shkëlqyera si në ndërtimin e lojës ashtu edhe në mbrojtje. Trajneri Inzaghi i ka besuar regjinë shqiptarit, i cili ka një tjetër mundësi të artë për të konfirmuar vlerat e tij dhe për të konsoliduar vendin në formacion.

Në repartin e mbrojtjes, situata duket pak më e qëndrueshme. Acerbi është rikuperuar nga shqetësimet që kishte dhe do të jetë i gatshëm për këtë përballje, edhe pse fillimisht pritet të qëndrojë në stol. Në krahun tjetër, mbrojtësi i ri Bisek do të mungojë të paktën për dhjetë ditë, duke i lënë trajnerit më pak opsione për rotacion.

Përballja ndaj Bolonjës nuk do të jetë aspak e lehtë për Interin, pasi skuadra e drejtuar nga Vicenzo Italiano ka treguar një formë të mirë këtë sezon dhe ka qenë një kundërshtar i fortë edhe për ekipet kryesuese të kampionatit.

Ndeshja mes Interit dhe Bologna-s, është planifikuar të luhet ditën e mërkurë, duke nisur nga ora 20:45.

Etiketa: asllaniintertitullar

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trump, paralajmëron për një tërmet shkatërrues…

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trump, paralajmëron për një tërmet shkatërrues...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com