GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PL: Subvencionet në bujqësi, selektive dhe pa transparencë

14:41 - 25/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PL: Subvencionet në bujqësi, selektive dhe pa transparencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha sot në një deklaratë për mediet, se bujqësia shqiptare ndodhet në krizën më të thellë në dekada.

Haxhi tha se bujqësia nuk është viktimë e fatit, por pasojë direkte e një modeli qeverisës të dështuar.

“Subvencionet jepen me vonesa, në mënyrë selektive dhe pa transparencë. Fermerët shqiptarë marrin disa herë më pak ndihmë sesa fermerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Greqi. Kostot e inputeve bujqësore janë të papërballueshme. Farërat, plehrat kimike, pesticidet, nafta dhe mekanika bujqësore janë kthyer në luks. Qeveria refuzon të ndërhyjë me politika të subvencionuara për furnizimin e tyre”, pohoi ajo.

“Fermeri shqiptar prodhon me kosto më të lartë se kudo në Evropë e Rajon. Sistemet e vaditjes janë të degraduara ose të zhdukura. Fushat përmbyten në dimër dhe thahen në verë. Fshatra të tëra janë të shkëputura nga tregu”, tha Haxhiu.

Sipas sekretares së përgjithshme të PL-së, “tregu është i dominuar nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi”.

“Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, prodhimi i grurit të fermerëve mesatarisht në vit arrin 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit. Burimet kryesore të importit ishin: Serbia dhe Rusia, që përbënin rreth 82% të totalit të grurit të importuar. Pra, Shqipëria mbetet shumë e varur nga importet e grurit. Pjesa dërrmuese e grurit të përdorur vjen nga vendet ballkanike (Serbi, Rusi, Ukrainë), ndërsa importet e grurit të fortë për prodhime si pasta kanë burime të ndryshme, kryesisht nga Kanada”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu tha se “Partia e Lirisë është në krah të fermerëve të braktisur dhe ka prioritet të saj mbështetjen e bujqësisë me subvencione reale, pagesa direkte te fermeri, ulje e TVSH-së për prodhimet bujqësore”.

“Kredi të buta për investime në infrastrukturë, serra, magazinim dhe zinxhir prodhimi. Mbështetje financiare dhe lehtësira fiskale për të rinjtë që do të investojnë në zonat rurale. Shqipëria nuk ka nevojë për festime mashtruese mbi varrin e bujqësisë, por për një reformë të thellë dhe të ndershme që e sheh fermerin si aleat strategjik të zhvillimit ekonomik. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që ka politika konkrete për të zhvilluar bujqësinë duke e kthyer në fuqi prodhuese dhe eksportuese”, tha Haxhiu, ndërsa theksoi se prioriteti më i madh i pesë prioriteteve të Partisë së Lirisë për katër milionë shqiptarë plus është e vetmja zgjidhje për fermerin dhe prodhimin shqiptar.

Etiketa: bujqesiPLsubvencionet ne bujqesi

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Për herë të shtatë… deputetët e Kosovës mblidhen përsëri për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ ​Dështon për të 37-tën herë kosntituimi i Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com