GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 10.5 mln euro i OSHEE, KPP pezullon kontratën

15:13 - 04/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon tenderi/ KESH dhe OSHEE blejnë energji në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më herët Gijotina.com ka denoncuar se si OSHEE në kohë krizë hap tender në shkelje të ligjit, i cili kap vlerat 10.5 milionë euro. Ndërkohë ditën e sotme zbulohet se një kompani ka denoncuar shkeljet e këtij tenderi në Komisionin e Prokurimeve Publike, në këtë kuadër komision i ka vendosur të pezullohet ky tender. Kompania që ka bërë denoncimin pretendon se disa kritere dhe specifikime teknike kufizojnë konkurrencën dhe nuk sigurojnë trajtimin e barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu, në ankesë kompania GSA thekson se si një ofertues i mundshëm për të marrë pjesë në tender ka bërë 4 kërkesa për sqarim në lidhje me paqartësi ne dokumentacionin e tenderit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga OSHEE. “Ky veprim nuk krijon transparencën e kërkuar nga ligji, duke sjelle konfuzion si dhe diskriminim për ofertueset e mundshem”, thuhet në ankesë. Tenderi i OSHEE Group për instalimin e te sistemit të Matjes Inteligjente në Kabinat Elektrike të OSSH , u hap në fund të muajit mars.

Shpallja e procedurës u pasua nga një sërë akuzash nga deputetët e opozitës në komisionet parlamentare, pasi sipas tyre OSHEE Group nuk ka asnjë tagër të hapë këtë tender, përsa kohë është bërë ndarja e kompanisë. Procedura tenderuese e hapur është me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, teksa fondi limit i vënë në dispozicion arrin në rreth 10.5 mln euro, me TVSH. Në dokumentet e tenderit specifikohej se instalimi i Sistemit te Matjes Inteligjente dhe Rrjetave Inteligjente, përfshijnë platformën e vendosjes se matëseve inteligjentë në konsumatorët fundore, platformën e vendosjes se matesave bilanciere ne kabinat elektrike si dhe platformën e verifikimit dhe kontrollit te tyre. Sipas OSHEE instalimi i tyre do të ndikojë në reduktimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, uljen e humbjeve teknike dhe uljen e kostove të mirëmbajtjes. Këta matës mundësojnë lexim automatik, çka do të thotë se lexuesit e matësve do të duhet të largohen nga puna.

Etiketa: 10 milione euroabuzimKPPkryesore2OSHEEshkelje ligjitender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Për çfarë ankohen më shumë punonjësit në Shqipëri? Nga puna, tek pagesat e sigurimeve

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit në Shqipëri? Nga puna, tek pagesat e sigurimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com