GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi/ Nipi i Sadri Abazit merr 1.4 mld lekë për një palestër në Vaun e Dejës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi/ Nipi i Sadri Abazit merr 1.4 mld lekë  për një palestër në Vaun e Dejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vau Dejës ka mangësi në ndërtimin e rrugëve, pastrimit dhe shumë shërbimeve të tjera, por kryebashkiaku Kristian Shkreli e ka mendjen të ndërtojë një palestër. Mos kujtoni një palestër të thjeshtë shkolle, por nga ato ku bëhen garat olimpike. Për këtë shërbim ai ka firmosur tenderin me objekt “Rikonstruksion i shkollës dhe ndërtim palestre Mjede”. Në fakt i gjithë thelbi i projektit është ndërtimi i palestrës, sepse shkolla është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 2021, kur iu vendos edhe emri  ish -drejtorit të ndjerë ‘’Hasan Meti’’. Dhe për të ndërtuar këtë palestër, Shkreli ka parashikuar të shpenzojë afro 1.4 miliardë lekë (me TVSH), të marra nga xhepat e taksapaguesve.

Që në fillim mund të vërehen lehtë manipulimet që janë bërë me dokumentet e këtij tenderi. Sepse gara është hapur që para zgjedhjeve, si karrem për mbështetje elektorale, ndërsa kontrata firmoset tani pas dy muajsh.

Afera fillon të marrë përmasa më të mëdha kur më poshtë zbulojmë dhe shkeljet e tjera. Fillojmë që nga fondi afro 1.4 miliardë lekë (me TVSH), që është sigurisht shumë i lartë dhe Shkreli nuk është munduar të marrë ofertën më të lirë. Përkundrazi ofertat më ekonomike ai i ka përjashtuar nga gara, ndërsa dy firma të tjera kanë qenë fiktive në garë sepse nuk kanë paraqitur oferta. Kështu  tenderi mbeti në duart e bashkimit të operatorëve LODI CONSTRUCTION” shpk & “ALKO-IMPEX General Construcion” d.sh.h & “2 T” shpk.

Oferta e tyre ka qenë në vlerën 990 milionë lekë dhe ishte oferta më e lartë, por pavarësisht kësaj kanë marrë fitoren në mungesë të konkurrencës. Për këtë, tenderi ka marrë “Flamur të kuq” nga Open Data. Nuk kishte si të shkonte ndryshe ku në garë marrin pjesë Artan Sako, Dritan Troksi dhe nipi i Sadri Abazit, Arbri Abazi. Të gjithë ata janë të njohur për bashkëpunimet e shumta me Rilindjen për tenderë. Madje Sako është miku i afërt i kryeministrit Edi Rama. Ai ka ndërtuar vilën e Linda Ramës.

14 milionë lekë mbikëqyrësit 

Theksojmë se Shkreli nuk e ka lënë me kaq. Ai ka hapur edhe një tender tjetër me objekt “Mbikëqyrja e punimeve në objektin Rikonstruksion i shkollës ndërtim palestre Mjede”. Dhe kompania që do të mbikëqyrë punimet do të përfitojë 14 milionë lekë për një vit. Vëmë re se edhe ky tender është firmosur në shkelje të ligjit për t’i bërë favorin firmës “Engineering Consulting Group shpk”. Për këtë janë rrëzuar katër oferta të tjera më të përshtatshme.

Kjo e fundit, me ofertën sa 99% e fondit limit, rrëmbeu këtë tender pa garë. Ky veprim i çon shpenzimet reale për ndërtimin e palestrës të shkojnë në vlerën 1.4 miliardë lekë.

Denoncimi

Nëse tenderi i parë kaloi pa u vënë re, kjo aferë e dytë e Shkrelit ka përfunduar në KPP. Më datë 22 qershor 2023, firma Miki Consulting” SHPK ka dorëzuar një denoncim për shkeljet që janë bërë në tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve në objektin Rikonstruksion i shkollës ndërtim palestre Mjede”.

 

Konkretisht, në ankesë ngrihen pretendime se vlera e ofruar dhe shpallur fituese, e operatorit ekonomik “Engineering Consulting Group, është nën vlerën minimale të lejuar. Ndërsa theksohet se Autoriteti Kontraktor kishte hartuar kritere që i përshtateshin vetëm një firme, duke hedhur dyshime se fituesi ka qenë i përcaktuar.

Gjithsesi për këtë pjesë pritet vendimi i KPP, ndërsa për shkeljet e konkurrencës në garë dhe vlerën e lartë që po shpenzohet duhet të merret KLSH dhe SPAK-u, pasi shkeljet janë konkrete.

Lexo edhe: Nipi i Sadri Abazit si supermen: 1.3 miliardë lekë pa garë nga bashkia Sarandë, ndërsa Peleshi i dha dje 4 miliardë lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimabuzim kpparber abaziDenoncimKPPm tenderPalestërSadri Abazishkollevau i dejses

Lajme të lidhura

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Para
SHBA e shpalli “non-grata”/Flet kryetari i komunës së Strugës: I hapur ndaj drejtësisë

SHBA e shpalli "non-grata"/Flet kryetari i komunës së Strugës: I hapur ndaj drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës
Aktualitet

Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës

20:45 - 16/07/26

Në protestën e 47-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, disa studentë zgjodhën të përcjellin një mesazh simbolik përmes...

Lexo më shumë
Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan

Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan

20:38 - 16/07/26
Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

20:21 - 16/07/26
Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Protesta e 47-të kundër Ramës/ Nga Sheshi “Skënderbej”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 47-të kundër Ramës/ Nga Sheshi “Skënderbej”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:59 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com