GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncoi lobimin e LSI-së/ Valteri: Nuk më ka paguar Rama për të paditur Metën në SPAK!

19:18 - 08/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncoi lobimin e LSI-së/ Valteri: Nuk më ka paguar Rama për të paditur Metën në SPAK!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, Halit Valteri ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë lekë nga Edi Rama apo nga “bosët” e inceneratorëve për të denoncuar në SPAK presidentin Ilir Metën lidhur me skandalin e lobimit nga gazeta e madhe austriake, “Kronen Zeitung”. Valteri është shprehur se qëllimi i tij është që t’i shërbejë shqiptarëve duke kërkuar drejtësi për ata njerëz që kanë shfrytëzuar detyrën për t’u pasuruar.

“Që ta kuptojnë dhe këta politikanë si Meta që nuk janë sulme as nga paratë e Ramës apo inceneratorëve, nëse gjeni 10 lekë të reja që jam paguar largohem, dhe nuk dal më” – tha Valteri.

Se çfarë kërkon nga kjo padi, Valteri e ka të qartë, të zbulojë se nga ku janë marrë 690 mijë dollarë të përdorura për lobimin nga LSI dhe Ilir Meta. Për këtë thotë se ka besim te drejtësia e re se do të zbulojë të vërtetën.

“Për këtë aferë nuk ka asnjë problem nëse pagesa do të ishte bërë nga banka apo LSI, po 690 mijë dollar janë shumë e madhe dhe mendohet se janë përfituar nga korrupsioni se askush nuk i shpenzon askush për 2 ditë në SHBA. Kam dorëzuar padinë dhe kamë kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë personat, ku i kanë marrë këto para LSI dhe Meta. Njerëzit kanë pritshmëri nga drejtësia e re dhe unë jam nga ata, unë kam besim që ato njerëz kanë njëfarë integriteti, janë njerëz që nuk janë rastësisht aty dhe një ditë do e nxjerrin frikën”, tha ai.

Megjithatë, ky denoncim i tij nuk do të ndalet vetëm me Metën. Si një ish-deputet i PD-së, Valteri pati edhe një koment për partinë e tij, për të cilën e krahasoi me një Kështjellë, që dita-ditës po shkërmoqet.

“Do vazhdoj me denoncime, ministra aktual, drejtora akual, ish-ministra. PD e ka mbyllur ciklin dhe misionin për të sjellë pluralizmin në shtëpi, çdo gjthë është një kështjellë që po i shkërmoqet një tullë” – u shpreh Valteri.

Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, “Kronen Zeitung”  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

 

 

Etiketa: DenopncoiEdi RamaHalit ValterilobimiLSIpaditurpaguarSpak

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Protesta e 8 janarit, Boçi: Është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Berisha

“PD s’do njohë vendimin e Apelit”, Boçi: Është strategji për ta mbajtur në ngërçe juridike partinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com