GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi norvegjez për kreun e Premier League

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i klubit të famshëm mund të largohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Premier League na dhuron këtë të mërkurë një duel vendimtar. Ndeshja Arsenal-Manchester City, një takim, në të cilin skuadra e Pep Guardiolës, nëse fiton, do të arrijë në krye të tabelës londinezët e Mikel Artetës, ndonëse “The Gunners” do të kenë ende një ndeshje pezull. Gjithashtu, në “Emirates Stadium” do të ketë një duel mes dy figurave të mëdha norvegjeze, Martin Odegaard për Arsenalin dhe Erling Haaland për Cityn.

Në skuadrën norvegjeze, Odegaard jep asistime për Haaland. Këtë të mërkurë mesfushori dhe sulmuesi do të jenë kundërshtarë. Odegaard, sot kapiteni i Arsenalit, u largua nga vendi i tij në 2015 për të nënshkruar me Real Madridin. Nga ana tjetër, Haaland, e bëri këtë në 2019, për t’iu bashkuar Salzburgut, nga i cili bëri kërcimin te Borussia Dortmund.

Aktualisht, në moshën 22-vjeçare, Haaland shkëlqen te City dhe është figura e madhe në Norvegji, e ndjekur nga Odegaard, 24. Odegaard është një nga çelësat për ta bërë Arsenalin lider të një Premier League që ‘Topçinjtë’ ëndërrojnë ta fitojnë për herë të parë që nga 2003-04. Për momentin mesfushori ka 8 gola dhe 7 asistime. Në vitin 2014, Odegaard, me Stromsgodset, u bë në moshën 15 vjeç e 118 ditë, lojtari më i ri që debutoi në kategorinë e parë norvegjeze.

Haaland ka 25 gola në Premier League, shifra që flasin vetë. Ai bëri kërcimin në City verën e kaluar nga ekipi i Dortmundit, ku tashmë ishte bërë një nga sensacionet më të mëdha në futbollin botëror. Ai shënoi 41 gola në sezonin 2020-21. Për këtë të mërkurë ndaj Arsenalit ai është i dyshimtë, pasi ka pësuar një goditje në ndeshjen e së dielës ndaj Aston Villas. Odegaard dhe Haaland janë frymëzimi i madh për futbollin norvegjez, për të gjitha nivelet e tij dhe sigurisht për fëmijët që kanë filluar të luajnë këtë sport.

Etiketa: ArsenalFutbollhaalandManchester CityOdegaardPremier League

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Para
Një muaj i zhdukur, mister fati i 26-vjeçarit

Një muaj i zhdukur, mister fati i 26-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com