GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Deschamps: Portugalia një skuadër e shkëlqyer, Mbappe u zëvendësua se ishte i lodhur

12:59 - 06/07/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Deschamps publikon listën, 17-vjeçari i PSG-së merr ftesë nga Franca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Franca u rikthye në gjysmëfinalet e Europianit pas tetë vitesh, teksa dy herë kampionët e Europës kaluan me shumë vështirësi Portugalinë.

Një takim i luftuar, por me rrjeta të paprekura që në fund u vendos nga penalltitë dhe Franca siguroi kalimin e një turi nga seria e penalltive pas vitit 1998.

Tashmë, Franca do të masë forcat me Spanjën në gjysmëfinale, ndërsa pas takimit me portugezët, Didier Deschamps u shpreh shumë i lumtur për suksesin, por theksoi gjithashtu se eliminuan një kundërshtar shumë të vështirë.

“Shumë e vërtet, kishim një rekord negativ nga penalltitë, por në fund ia dolëm dhe jam shumë i lumtur. Në korrikun e vitit 1998 ne fituam kundër Italisë, po në çerekfinale, por unë nuk gjuajta, Ka kaluar shumë kohë, atë edicion ne fituam kupën e botës, ndërsa dua të them që në këtë ndeshje ne eliminuam një kundërshtar shumë të fortë si Portugalia. Një skuadër e shkëlqyer, që na e bënë më të vështirë në kohën shtesë. Tani jemi në gjysmëfinale, duhet të argëtohemi, të luajmë lojën tonë sepse ende nuk e kemi treguar potencialin që disponojmë. Kur shoh tifozët që janë të lumtur me skuadrën është një burim krenarie për lojtarët e mi edhe për mua. Ne nuk dorëzohemi” – tha Deschamps.

Më pas, trajneri u pyet edhe për faktin që Franca shkoi në gjysmëfinale pa golat e saj, me Griezmann dhe Mbappe në formë të dobët, teksa Deschamps tregoi edhe arsyen e zëvendësimit të Kylian.

“Natyrisht ka arsye të ndryshme që Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe nuk janë në krye të skuadrës, por ata janë aty për ne dhe ne jemi aty për ata. Të dy duhet të përmirësojnë efikasitetin përpara portës, gjë që në këtë rast nuk po arrijmë ta kemi. Por, ne jemi një grup i fortë, i bashkuar dhe i japim forcë njëri-tjetrit. Zëvendësimi i Mbappe? Kylian është gjithmonë i sinqertë me mua dhe me grupin. Në momentin që ai e kuptoi se nuk ishte në gjendje të jepte maksimumin ne bëmë atë lëvizje. Ai ka pasur shumë problem si dhimbjet e shpinës, goditja në hundë, ai nuk është në maksimumin e tij, kjo është e gjitha” – përfundoi Deschamps.

Etiketa: deschampsMbappe

Lajme të lidhura

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
AEK siguron shërbimet e Strakoshës, mungon vetëm zyrtarizimi

AEK siguron shërbimet e Strakoshës, mungon vetëm zyrtarizimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com