GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dështimi me farën e domates “Ozgan”, Sindikata e Fermerëve: Dëmi llogaritet 1.8 mln euro

20:26 - 26/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështimi me farën e domates “Ozgan”, Sindikata e Fermerëve: Dëmi llogaritet 1.8 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i Sindikatës së Fermerëve, Ervin Resuli, ka folur ditën e sotme në lidhje me problematikën e denoncuar ditët e fundit nga fermerët  për dëmet që i shkaktoi përdorimi i farës së domates “Ozgan”. Gjatë një interviste televizive ai tha se dëmi i shkaktuar  llogaritet deri në 1.8 milionë euro në total. Sipas tij, të prekur nga kjo farë që dështoi në prodhimin e këtij sezoni, janë rreth 400 fermerë, kryesisht në zonën e Myzeqesë. Ndër të tjera ai tha se, fermerët  kërkojnë një takim me ministren e Bujqësisë, nga e cila kërkojnë të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, ndërsa barra më madhe bie mbi ata që kanë futur në vendin tonë farën e domates.

“Jemi kontaktuar nga zëvendësministri për të patur një takim, që në fakt nuk ka ndodhur ende. Dje kemi patur një mbledhje nga përfaqësia e fermerëve për një datë brenda kësaj jave për protestën e radhës. Janë diku mbi 400 fermerë dhe dëmi llogaritet rreth 1,5 apo 1,8 milionë euro në total.  Ne kurrsesi nuk kërkojmë që ministria të paguajë dëmin e shkaktuar nga fara e domates në lekë, pasi nuk është edhe objekt i ministrisë që të paguajë. Por ne kërkojmë që ministria të bëjë albitrin e ndershëm që të ndajë, të thënë në gjuhën popullore, “shapin nga sheqeri”. Faji është i atij që fut farën. Ai që ka futur farën e skaduar të dëmshpërblejë fermerët. Ose manipulimi ka ndodhur gjatë aktit të mbjelljes së fidanit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai akuzon qeverinë se  ka publikuar një raport pa firmë dhe pa vul, ku thotë se ka zhvilluar kontrolle, për të fshehur kështu të vërtetën.

Etiketa: dem ekonomikSindikata e Fermereve

Lajme të lidhura

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit
Breaking Views

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

20:45 - 06/03/26
Qeveria kompenson deri në shtator 2026 punëdhënësit për rritjen e pagës minimale
Breaking Views

Qeveria kompenson deri në shtator 2026 punëdhënësit për rritjen e pagës minimale

17:23 - 06/03/26
Ulen për herë të parë çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta
Aktualitet

Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

14:37 - 06/03/26
Para
Gjurmë gjaku në vendngjarje, Çangu i kafshoi dorën grabitësit, zbardhen detaje nga grabitja në Nikël

U dhunua e grabit, por çfarë deklaronte Çangu në gjyqin ndaj Shullazit në 2017-ën

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com