GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dështon atentati ndaj Zoran Zaev! Shërbimet sekrete zbulojnë planin, kush ishin porositësit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon atentati ndaj Zoran Zaev! Shërbimet sekrete zbulojnë planin, kush ishin porositësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë arritur të shmangin atentatin ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jeta e Zaev është shpëtuar nga shërbimet sekrete greke pasi zbuluan se po përgatitej një tentativë për ekzekutimin e tij.

Lajmi është konfirmuar nga mediat greke të cilat bëjnë të ditur se shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kreut të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018 dhe para se Parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimin e Kushtetutës me 80 vota.

Kjo u zbulua nga një burim i brendshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili ishte në të njëjtën kohë ndërlidhës joformal me shërbimet sekrete dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe që luante një rol të rëndësishëm në të gjithë rastin në fjalë.

Sipas burimit, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua më 12 qershor në fshatin Psarades të Follorinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizje të madhe në Shkup, kundër Zaevit. Qeveria në atë kohë po bashkëpunonte me shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk dinin rëndësinë e tyre.

Në të njëjtën kohë, shërbimet amerikane u shprehën se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti” .

Përpjekja për atentatin dyshohet se u financua nga disa organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose si drejtues të medias.

Amerikanët morën në mbrojte kryeministrin e Shkupit dhe u dërguan mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata “e dinë” për sulmin. Në ato muaj, Zoran Zaev kishte një mbrojtje të barabartë me atë të presidentit amerikan, diçka që ishte e qartë për të gjithë.

Etiketa: atentatZoran Zaev

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
“Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier, ish-kryeministri nesër takim me demokratët

Poston videon me këngën e fushatës elektorale... Berisha: Nesër në Fier, bashkimi sjell fitoren

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse
Aktualitet

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

18:16 - 29/11/26

Policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve edhe në zonën pranë Katedrales Ortodokse, ku janë hedhur sasi të mëdha...

Lexo më shumë
“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com