GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dështon tenderi 186 mln lekë i ISUV, KPP e anulon pas ankesës së tre kompanive

21:24 - 11/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon tenderi 186 mln lekë i ISUV, KPP e anulon pas ankesës së tre kompanive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët nga institucionet shqiptare, më shumë sesa për të kryer një punë publike, shërbejnë për të çuar ca lekë tek kompanitë e miqve të drejtuesve. Dhe pikërisht duke vepruar në këtë mënyrë, shumica prej tyre përfundojnë në Komisionin e Prokurimeve Publike nga ankesat e kompanive pjesëmarrëse. Në këtë “valle”, kësaj radhe është futur edhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

ISUV ka hapur një tender në datën 13 dhjetor 2021, me qëllim blerjen e materialeve laboratorike. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-11310-11-12-2021 dhe ka fondin limit prej 18.592.269 milionë lekë të reja, ose rreth 186 milionë lekë të vjetra. Në garë kanë marrë pjesë 4 kompani, “Isometric ” SHPK, “Almedical” SHPK, “Gamma” SHPK dhe “Krijon” SHPK. Por siç duket, skema e skualifikimi të të gjithë operatorëve përveç fituesit, është ndjekur edhe në këtë procedurë. Kështu, tre kompanitë “Almedical” SHPK, “Gamma” SHPK dhe “Krijon” SHPK janë skualifikuar nga gara dhe duke qenë e vetme, fitues është shpallur kompania “Isometric ” SHPK.

Tre kompanitë e skualifikuara, janë skualifikuar me arsyetimin se dokumentacioni që kanë paraqitur ka mospërputhje. Duke i konsideruar arsyet si jo të qëndrueshme, kompanitë e skualifikuara i janë drejtuar me një ankesë KPP-së për këtë tender. Pasi e ka marrë në shqyrtim ankesën, KPP ka dalë në përfundim se ISUV nuk u është përmbajtur kërkesave, ka paqartësi në paraqitjen e parametrave specifikë të kërkuar, etj. Pra, edhe pse është i qartë në kërkesat që ka vënë, ISUV ka skualifikuar tre kompanitë padrejtësisht nga gara. Kështu KPP u ka dhënë të drejtë 3 kompanive që e ankimuan tenderin dhe ka detyruar ISUV të anulojë tenderin.

Skema e skualifikimit të të gjithë operatorëve në shkelje të ligjit, përveç fituesit, njihet si metodë kur një institucion shtetëror bën një tender për të çuar disa nga taksat e shqiptarëve tek kompania e paracaktuar e më pas për t’i ndarë me miqtë. Këtë gjë provoi edhe drejtori i ISUV, Armand Reveli, por që kësaj radhe nuk i eci që 186 milionë lekë t’i çonte atje ku donte ai dhe jo në shërbim të institucionit që drejton.

Gijotina.com

 

 

Etiketa: ankesaanulondeshtonISUVkompanitekryesore2Leketenderi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Aktorja e njohur rrëfen detaje nga xhirimet: Skenat e krevatit ishin…

Aktorja e njohur rrëfen detaje nga xhirimet: Skenat e krevatit ishin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com