GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit nga babai i tij: Sherr për banesën, motra e tij…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit nga babai i tij: Sherr për banesën, motra e tij…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni. Pas marrjes në pyetje të të gjithë familjarëve të familjes Gjoni dhe marrjes në pyetje disa herë të autorit, policia ka zbardhur shkakun e ngjarjes së rëndë, ku konflikti që solli krimin brenda në familje ka ndodhur për motive pronësie.

Familja Gjoni jetonte prej shumë vitesh në një banesë tre katëshe private në zonën e Kodrës së Priftit, ku babai i tre djemëve dhe dy vajzave, Hekuran Gjoni pasi i kishte martuar të gjithë fëmijët, e kishte ndarë shtëpinë duke ia dhënë me akt dhurimi çdo kat secilit prej tre djemve të tij.

Katin e parë ia kishte dhuruar djalit të tij Asimit dhe dy katet më lart dy djemve të tjerë, por kati i parë ishte i ndarë në dy hyrje, në një jetonte Asimi me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe në gjysmën tjetër babai dhe nëna e tij, pjesë të cilën do ta trashëgonte Asimi.

Por prej një muaji me prindërit jetonte edhe vajza e vogël e Hekuranit e cila ishte divorcuar disa herë dhe kishte shkuar të jetonte me prindërit në gjysmën e banesës së katit të parë dhe i kishte kërkuar disa herë babait të saj Hekuranit që t’i jepte asaj gjysmën e katit të parë. Sinjalet e para të sherrit në familje kishin nisur tre ditë para ngjarjes së rëndë, ku 74-vjeçari kishte nisur t’i kërkonte letrat e shtëpisë djemve të tij, ku fillimisht Asimi nuk kishte pranuar t’i jepte.

Sa i përket dinamikës së krimit ditën e ngjarjes, në banesë kanë qenë 4 persona, autori Hekurani, nëna e Asimit, motra e tij dhe viktima. Ndërsa gruaja e Asimit dhe dy fëmijët e tij nuk kanë qenë në banesë ditën e ngjarjes. Asimi sapo ishte kthyer nga puna pasi punonte në ndërtim dhe kishte shkuar te prindërit për t’i përshëndetur dhe aty ka gjetur dy prindërit dhe motrën e tij duke ngrënë bukë.

Më pas është hapur sërish debati për pronën dhe gjysmën e pjesës së shtëpisë që e kërkonte motra. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht, 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka marrë thikën e bukës duke vrarë djalin e tij.

Fillimisht u tha që autori dhe viktima ishin të dehur në bazë të dëshmisë së motrës së viktimës e cila nuk ka treguar të vërtetën dhe ka tentuar të fshehë shkakun e ngjarjes, por rezultoi që viktima nuk ka qenë i dehur dhe nuk konsumonte alkool dhe ishte një njeri i qetë dhe punëtor që mbante familjen më punën në ndërtim.

Ndërsa, sa i përket autorit të krimit, në bazë të dëshmive të familjarëve dhe të afërmve Hekuran Gjoni ishte përdorues i alkoolit dhe bëhej i dhunshëm me familjarët sa herë ai konsumonte alkool.

Ndërsa motra e vogël e Asimit e cila kërkonte edhe pjesë shtëpie ditën e ngjarjes ka mbetur e lënduar, ku ka marrë edhe mjekim në spital dhe më pas është larguar dhe nuk është kthyer më as në banesë, madje nuk ka shkuar as në varrimin e vëllait të saj.

Viktima 41-vjeçari Asim Gjoni kishte filluar që në moshë të vogël të punonte për të ndihmuar familjen që të ndërtonin shtëpinë dhe kishte bërë disa punë dhe së fundmi punonte në ndërtim për të mbajtur familjen. Sipas dëshmive të familjarëve dhe të afërmve Asimi nuk ishte njeri konfliktual dhe gjithmonë mundohej të ndihmonte familjen.

Etiketa: banesad etajedetajeKryesore1motravrasu djalin

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Gjuha e urrejtjes në “BBV 4″/ Drejtoresha e AMA-s me tone të ashpra: Ndjell diskriminim dhe dhunë

Gjuha e urrejtjes në "BBV 4"/ Drejtoresha e AMA-s me tone të ashpra: Ndjell diskriminim dhe dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com