GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje/ Zbulimi i laboratorit të kokainës, zbardhen rolet e të arrestuarve

14:03 - 17/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje/ Zbulimi i laboratorit të kokainës, zbardhen rolet e të arrestuarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni SPAK që goditi një grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

U raportua se laboratori në fshatin Qereke të Fushë Krujës ku do të bëhej përpunimi i sasive të mëdha të kokainës të tretur në lëkurë bagëtish ishte ngritur prej disa muajsh, ndërsa katërshja Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Artion Çaushllari dhe Endi Sejdini ishin personat që organizonin dhe financonin të gjithë skemën e trafikut të drogës.

Grupi kishte hierarkinë e saj. Rolet kryesore luheshin nga Geis Fejsullai, emri i të cilit lidhet me vilën te rezidenca Kodra e Diellit, të cilën SPAK dyshon se e kishte marrë me qira, por ende po vijojnë hetimet për këtë pikë. Rolet kryesore më pas vijonin Klajdi Birçe, Artion Çaushllari dhe Endi Sejdini. Pjesa tjetër e grupit si Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj e Baki Huqi, kishin role dytësore në shërbim të aktivitetit kriminal.

Një pjesë e kokainës besohet se ka ardhur nga Brazili.

Kokaina vinte në vendin tonë e fshehur në lëkurën e gjedhit, një mënyrë kjo e përdorur nga ky grup për ta kamufluar dhe për t’i shpëtuar kontrolleve me qen antidrogë për shkak të erës së rëndë të lëkurës së bagëtive. Ky është një ndër të pakta operacione të udhëhequra nga SPAK, përmes të cilit janë ekzkeutuar të gjitha urdhërarrestet e lëshuara nga GJKKO, duke lënë zero hapësira për dekonspirim. 10 urdhër arrestet u ekzekutuan në operacionin e 15 tetorit duke çuar në pranga 7 shqiptarë dhe 3 të huaj, 2 venezuelian dhe 1 kolumbian.

Në laboratorin e përpunimit të kokainës në Qerekë, autoritetet gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish, 48 ton, ku SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor të vitit 2024. Në këtë pikë hynë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë që garantonin sukses për të nxjerrë kokainën nga materialet organike.

SPAK thotë se zgjedhje e laboratorit në fshatin Qerekë, nuk është e rastësishme. Pozicionuar pranë aeroportit të Rinasit, agjencitë ligjzbatuese e kanë të vështirë monitorimin nga ajri, pasi për shkak të fluturimeve zona nuk monitorohej me dron. Por nga ana tjetër, bashkë me bazën në Durrës, të lokalizuar pranë Portit të qytetit bregdetar, grupi i trafikantëve e kishte më të lehtë dhe të shpejtë transportonin e drogës dhe përzierësve kimikë përmes aeroportit dhe Portit.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 6.1 kg kokainë, 89 kg përzierës të ngurtë, 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës dhe mbi 51 mijë euro.

Plot 22 celularë janë në duart e SPAK që përmes hetuesve të BKH-së pritet të zbulojë më shumë mbi komunikimet e këtij rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM, ndërsa 3 automjete u sekuestruan bashkë me dokumente të tjera të rëndësishme.

Personat e arrestuar

Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

Klajdi Birçe,  40 vjeç, banues në Tiranë

Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë

Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian

Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian

Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian

Ndërsa nesër në orën 9:30 do të caktohen masat e arrestit nga GJKKO për të arrestuarit.

Etiketa: Kokainelaboratorroli

Lajme të lidhura

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës

Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com