GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Devolli zbulon prapaskenat: Na u cënua jeta në Shkodër

17:14 - 03/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Devolli zbulon prapaskenat: Na u cënua jeta në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sherri i ndodhur në ndeshjen e moshave ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës u pasua me një sherr masiv ku vendasit sulmuan bardheblutë. I lënduar në këtë incident mbeti edhe trajneri i Tiranës së 19 vjeçarëve, Bledar Devolli. Ai ka zbuluar prapaskenat e ngjarjes së trishtë.

“Shkuam në Shkodër për të luajtur futboll dhe gjëja e parë që u them lojtarëve të mi është që të qëndrojnë larg provokimeve të kundërshtarëve, ofendimeve të tifozëve dhe të mos e kundërshtojnë asnjëherë arbitrin. Loja po shkonte normalisht deri në momentin pasi ne shënuam gol. Arbitrat nga Lezha u munduan ta menaxhonin mirë takimin. Mirëpo, ofendimet nga jashtë fushe të prindërve të fëmijëve u bënë të padurueshme, qoftë ndaj meje, ashtu edhe ndaj arbitrave.

Më e keqja ishte se pjesë e këtij llumi u bë edhe trajneri i Shkodrës, që nuk dua t’ia përmend as emrin (i referohet Rudi Piraniqit), i cili jo vetëm ofendonte arbitrin vazhdimisht, por edhe mua personalisht. Kërcënime nga më të ndryshmet dhe të mendosh në një ndeshje për U-19.

Për fat të mirë, delegat ishte Eldorian Hamiti dhe i kërkova që takimi të mos zhvillohej pa praninë e policisë. Më dha garanci, pasi sipas tij, ishin dy efektivë afër fushës. Por, më kot, pasi më e keqja dukej sikur do të ndodhte nga momenti në moment.

Sapo mbaroi ndeshja, Hamiti na thotë që të mos futemi në dhomat e zhveshjes derisa të shkojë ekipi pritës. Kështu bëjmë, por befas, një prej personave që ndodhej jashtë fushe vjen dhe në pabesi pasi kërkon të më japë dorën, më godet direkt me grusht në kokë.

Diçka e paimagjinueshme, për më tepër që ndodh në një qytet ku unë kam luajtur vetë futboll. Lojtarët e mi, duke u ndier të rrezikuar, nisën të përlesheshin me personin që u fut në fushë dhe çdo gjë doli jashtë kontrollit. Policia nuk ekzistonte dhe e parandieja që do të ndodhte diçka në atë egërsi, që frymëzohej edhe nga stafi i ekipit të Shkodrës.

Personi që më goditi kishte edhe pistoletë në brez, por fati ishte me ne atë ditë, pasi mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi. I bëj apel FSHF-së të marrë masa që asnjë prej ndeshjeve të mos nisë pa qenë prezente policia. Na u rrezikua seriozisht jeta”, ka rrëfyer trajneri i Tiranës U-19, Bledar Devolli.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Gërdeci”, avokati Vishaj: SPAK po vepron në shkelje të Kushtetutës

“Gërdeci”, avokati Vishaj: SPAK po vepron në shkelje të Kushtetutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com