GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dha shpirt në dyert e spitalit, ministria e Shëndetësisë reagon ashpër për vdekjen e 49-vjeçarit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dha shpirt në dyert e spitalit, ministria e Shëndetësisë reagon ashpër për vdekjen e 49-vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja tragjike e 49-vjeçarit në Patra, i cili humbi jetën jashtë spitalit në “Shën Andre” pasi mjekët refuzuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë ka tronditur mbarë opinionin publik grek. Protothema.gr raporton se infermierja, ku 49-vjeçari u drejtua i ka thënë viktimës që të shkojë në një spital tjetër, në spitalin e Rios, pasi spitali i “Shën Andreas” ku 49-vjeçari shkoi nuk ishte në shërbim mbrëmjen e së mërkurës të 13 korrikut.

Sipas informacioneve të deritanishme infermierja që priti dhe përzuri njëkohësisht 49-vjeçarin nga spitali ka thënë se 49-vjeçari nuk kishte ndonjë shqetësim serioz dhe se ai erdhi me këmbët e tij në spital.

Ndërkohë sipas burimeve të tjera thuhet se 49-vjeçari ka ndërrua jetë në makinë rrugës për në spitalin tjetër, 2 kilometra para se të arrinte atje.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe Ministri i Shëndetësisë në Greqi, i cili ka kërkuar hetim urgjent për ngjarjen në spitalin e “Shën Andreas”.

“U kërkua hetim urgjent dhe do të hetohen dhe caktohen menjëherë përgjegjësit për vdekjen e 49-vjeçarit. Kushdo që vjen në spital në rast urgjence, duhet t’i ofrojmë kujdesin e duhur, pavarësisht nëse spitali është në shërbim apo jo”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris në një mesazh në Tëitter.

Nga ana e tyre familjarët e 49-vjeçarit pretendojnë se ai ka shkuar në spital me simptoma të infarktit akut dhe se ka njoftuar personelin spitalor për dhimbjet në gjoks.

Përgjigja nga spitali

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Patrës “Agios Andreas” Ilias Todoropoulos tha për pelop.gr se çështja është nën hetim, pasi sipas shpjegimeve të stafit të spitalit, 49-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem serioz shëndetësor.

Sipas Theodoropoulos, 49-vjeçari ka mbërritur i vetëm në spital dhe ka raportuar dhimbje në shpinë, ndoshta nga i ftohti, siç i ka thënë personelit të spitalit dhe për këtë arsye ata i kanë sugjeruar që të kryejë PGNP-në në Rio.

“Ai nuk kishte asnjë shenjë që tregonte një problem serioz, prandaj është referuar në spitalin e gatishmërisë”, tha Theodoropoulos, duke shtuar kategorikisht se“Çdo qytetar që do të mbërrinte në çdo spital me një problem të rëndë shëndetësor do të merrte ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, edhe nëse nuk do të ishte në detyrë dhe të njëjtën gjë do të bënte edhe Spitali ynë .”

Lajme të lidhura

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese
Aktualitet

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese

09:31 - 02/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese

09:19 - 02/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Para
Kapërcejnë infektimet me Covid, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orë

Kapërcejnë infektimet me Covid, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26

Dashi Dashi e nis nëntorin me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur rezultate konkrete. Kjo javë mund të...

Lexo më shumë
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com