GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi punëtorin pse iku te pijë ujë, drejtori shantazhon dëshmitarët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunoi punëtorin pse iku te pijë ujë, drejtori shantazhon dëshmitarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e pazakonte është regjistruar në Uzinën e Ferrokromit Burrel, e cila tashmë administrohet nga kompania turke “Yildirim”.

Drejtori i kësaj uzine, Ervin Isaj është dënuar nga Gjykata e Matit pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit Hamit Metra. Ky i fundit e ka paditur drejtorin për dhunë pasi e ka kapur për fyti vetëm pse kishte shkuar të pijë ujë.

Hamiti shprehet për mediat se për këtë i është drejtuar gjykatës së Matit në vitin 2022 dhe Gjykata ka vendosur në favor të tij duke e dënuar drejtorin nën akuzën e “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Metra shprehet se çështja vazhdon në apel, ndërsa shton se ndaj drejtorit nuk është marrë asnjë masë disiplinore nga kompania.

Ndërkohë, Drejtori Ervin Isaj shantazhon edhe punonjësit e tjerë të cilët dolën dëshmitar ndaj dhunës së ushtruar ndaj Metrës. Albert Patushi denoncon se nga Drejtori Isaj, po ushtrohet presion në forma të ndryshme ndaj 9 punonjësve të tjerë të cilët mbrojtën kolegun e tyre në gjykatë.

Patushi kërkon që ndaj Isajt të merren masa nga kompania, dhe të reagojnë sindikatat ku aderojnë punëtorët e Uzinës së Ferrokromit në Komsi.

Nga ana tjetër, punonjësit e Uzinës thonë se nuk do të ndalen deri sa të marrin të drejtat e tyre dhe drejtori të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera në kundërshtim me Kodin e Punës.

Vendimi i Gjykatës:

Gjykata mban parasysh qëndrimin e tij të thellë pendues dhe dëshirën e tij për të normalizuar marrëdhënien me viktimën akuzuese, faljen që ai i kërkoi trupit gjykues dhe faktin që ai shprehu gatishmërinë e tij që këtë falje ta bënte edhe përpara kolektivit apo familjarëve të viktimës dhe deri dhe në median lokale me qëllim pajtimin midis palëve, por që nuk u pranua nga viktima akuzuese.

Për këto arsye, Gjykata, bazuar në nenet 59-60, 390 të Kodit të Procedurës Penale, në nenet 1/c, 47-50, 34, 90/1, të Kodit Penal, vendosi:

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Isaj, për kryerjen e veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar në neni 90/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 50000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

 

Etiketa: Dhunëdrejtorpunetor

Lajme të lidhura

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Para
Përdorimi i telefonit gjatë ecjes mund të shkaktojë osteoartrit

Përdorimi i telefonit gjatë ecjes mund të shkaktojë osteoartrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar ligjvënësit e Partisë Socialiste, duke deklaruar se prej një jave ata kanë...

Lexo më shumë
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com