GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dhurata për Krishtlindje/ Veliaj u fal 330 mln lekë 3 biznesmenëve

13:07 - 13/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhurata për Krishtlindje/ Veliaj u fal 330 mln lekë 3 biznesmenëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas kullave dhe betonizimit të parqeve, Veliaj i është vënë keq fondeve për fermerët dhe teatrin. Në një ditë ai ka marrë mbi 330 milionë lekë nga fondet e tyre dhe ia ka dhënë “ujqërve” të tenderëve. Të dy kontratat janë nënshkruar në datë 9 dhjetor. Prokurimi i parë ka si objekt “Mbikëqyrjen e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1”. Për të cilin janë vënë në dispozicion 18 219 054,00 lekë të reja. Gara është hapur me data 24 nëntor dhe deri në ditën e mbylljen janë paraqitur 3 oferta. Dy prej tyre Veliaj i ka skualifikuar menjëherë, duke argumentuar se nuk ka deklaruar që ka në dispozicion apo jo 9 punonjës për këtë shërbim. Edhe pse një nga ofertat ka qenë më e lirë se ajo e fituesit dhe plotësonte çdo kriter tjetër.

Duke larguar menjëherë dy kompanitë, në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve “INFRATECH” shpk & “Engineering Consulting Group” sh.p.k. Kështu kontrata është firmosur duke shkelur rregullat e konkurrencës së lirë dhe transparencës. Për këtë Open Data Albania i ka vënë këtij tenderi “Flamurin e kuq”. Çka do të thotë se kemi të bëjmë me një rast abuziv me risk të lartë që fondi të përvetësohet. Për më tepër, kjo përgjegjësi (mbikëqyrja) është pikë kritike dhe Veliaj dhe nuk mund t’ia lërë dikujt që nuk ka besim. Kur bëhet fjala për paratë, kryebashkiaku Veliaj thyen çdo ligj!

Por cilët do të “mbikëqyren”? Një javë më parë Veliaj ndau sërish pa garë 1.9 mld lekë për Gentjan Sulës dhe Hamz Islamajn për ndërtimin e Fazës 1 të Teatrit.

 

160 mln për sistemin elektronik të fermerëve

Nga etja për të përvetësuar sa më shumë fonde, kryebashkiaku Veliaj mbivendos projekte që i përkasin ministrive. Kështu, me fondet që duhej të shkonin për të financuar fermerët, sidomos me këto dëme që kanë pësuar nga moti i keq, kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një tjetër skemë.  Për të regjistruar fermerët Veliajt i duhen jo pak, por 160 milionë lekë! Këto regjistrime i ka bërë drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe INSTAT-i në mënyrë periodike, pa llogaritur projektet e dixhitalizimit të pronave bujqësore. Pra, janë të gatshme, nëse i duhen Bashkisë. Por, qëllimi është vjedhja!

Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me  objekt “Sistemi elektronik për mbledhjen dhe menaxhimin e informacionit për fermerët në hapësirën territoriale të Bashkisë Tiranë”. Edhe ky prokurim është mbyllur në shkelje të ligjit dhe cenim të konkurrencës. Gjatë kohës që gara ka qenë e hapur, janë dorëzuar oferta nga 4 kompani. Por, të gjitha janë skualifikuar, përveç firmës SOFT & SOLUTION” sh.p.k, që e fitoi tenderin pa u lodhur fare. Kështu, edhe ky tender është rreshtuar në listën prokurimeve me risk të lartë për korrupsion.

Pronari i kompanisë fituese është Ermal Beqiri, i cili ka qenë drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP). I cili dhe në kohën kur kishte këtë post, i kishte siguruar kompanisë së tij  dhjetëra tenderë pa garë nga institucionet shtetërore.

Lexo edhe: Teatri/ Veliaj iu fal 1.9 mld lekë Gentjan Sulës dhe Hamz Islamajt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajermal beqiripa garered flagsistemi fermereveteatritender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Gent Ibrahimi bën betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Gent Ibrahimi bën betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

10:47 - 04/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”,...

Lexo më shumë
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com