GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Diaz: Ancelotti më tha të jem vetvetja, ‘Metoda Pintus’ është…

17:21 - 12/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Diaz: Ancelotti më tha të jem vetvetja, ‘Metoda Pintus’ është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brahim Diaz ka nisur së bashku me një pjesë tjetër të shokëve të ekipit aventurën e tij të dytë te klubi i Real Madridit.

Mesfushori nga qyteti i Malagës rikthehet në Valdebebas pas një periudhe të suksesshme te italianët e Milanit, me të cilin arriti të fitonte një kampionat si dhe arriti deri në gjysmëfinalet e UEFA Champions League në sezonin që lamë pas.

Ish-lojtari, ndër të tjera, dhe i Manchester Cityt dha një intervistë për “Real Madrid TV” për të analizuar ditët e para të punës së në qendrën stërvitore te klubit rekordmen në Spanjë dhe Europë dhe pritshmëritë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Brahim e ka bërë të qartë se është kthyer për të qenë një lojtar i rëndësishëm në ekip.

Si ka qenë ambientimi?

Gjithçka është shumë mirë, me të vërtetë. Është gjithmonë mirë të jesh këtu, është gjithmonë mirë ta fillosh me këmbën e mbarë. Personalisht ndihem shumë i lumtur se jam aty ku kam ëndërruar të jem, në Madrid te Reali.

Si kanë shkuar stërvitjet e para?

Stërvitjet janë mjaft intensive dhe kjo më pëlqen, por edhe vapa në Madrid të lodh (qesh). Do të theksoja gjithçka ka shkuar mirë në përgjithësi. Grupi është i jashtëzakonshëm dhe mezi pres të fillojnë ndeshjet që të njihemi më mirë. Po bëjmë një punë të mirë, e cila do të jetë shumë e dobishme për ne që të ngrihemi sa më shpejt.

Për çfarë keni biseduar me Ancelottin?

Më tha të jem vetvetja, të luaja ashtu siç kam luajtur me Milanin, të kënaqesha në fushë shumë dhe të nxjerr në pah versionin tim më të mirë. Do të përpiqem ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të mundem dhe të mësoj nga lojtarët e mëdhenj këtu. Me siguri do të mësoj shumë. Jam shumë i lumtur që mund të punoj me të.

Tashmë e keni parë nga afër ‘Metodën Pintus’…

Nuk është hera e parë që punoj me të. Kam punuar edhe në vitin e parë që erdha këtu dhe është e vështirë. Bëhet fjalë për të mos qëndruar vetëm për 60 minuta në një nivel të mirë, por deri në fund të lojës: 25, 100 minuta… Mendoj se kjo flet shumë për punën që po bëhet. Duhet të rrisësh ritmin sa më shpejt, por edhe ta mbarosh shumë mirë sezonin, ta mbarosh siç e nis. Është parë tashmë te të gjithë lojtarët, të cilët e përfundojnë ashtu siç nisin, me ritme brutale.

Çfarë mendoni për nënshkrimet e reja?

Si njerëz, ju mund të shihni se ata janë të jashtëzakonshëm, se duan vërtet të mësojnë, duan vërtet të përmirësohen dhe kjo është shumë e mirë. Nënshkrimet e reja do të kontribuojnë shumë dhe ne do të përmirësohemi shumë me lojtarët këtu, sepse ata të bëjnë të mësosh, të bëjnë të përmirësohesh. Ata janë lojtarë shumë të mirë, për atë që kanë bërë dhe për atë që duhet të bëjnë gjithashtu.

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes?

Unë shoh një grup shumë të bashkuar, një grup që është i uritur, që dëshiron të vazhdojë të fitojë, dhe ky është Madridi.

Etiketa: brahim diazCarlo AncelottiReal Madrid

Lajme të lidhura

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

11:27 - 12/01/26
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Para
“O zemra, në këtë datë nuk kam dalë nga Shqipëria”, Ahmetaj: Nuk i jap llogari askujt

Arrestimi i Ahmetajt, PS zvarrit votimin e kërkesës së SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26

Avokatët e liderit të opozitës kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen "Partizani" që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

12:14 - 12/01/26
“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

12:01 - 12/01/26
Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet?

Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet?

11:50 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com