GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Djali i Çuçit u arrestua nga policia italiane? Noka: Ministri të japë dorëheqjen!

11:54 - 18/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia rrethoi selinë e PD-së të shtunën, Noka i kërkon llogari Nanos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike iu ka qëndruar akuzave të bëra gjatë ditës së djeshme në drejtim të djalit të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, që sipas tyre është arrestuar për trafik barnash në Itali.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkon që ministrit të japë dorëheqjen nga detyra ndërsa shton se kryeministri Edi Rama e ka marrë në mbrojtën ashtu siç bëri dhe me ish ministrat Saimir Tahri dhe Fatmir Xhafaj për të mbajtur të fshehtë skandalin.

Sipas Nokës, Endi Çuçi, djali i ministrit është i pari në listën e personave që kanë mashtruar me falsifikimin e dokumenteve mjekësore për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për të mashtruar sistemin shëndetësor Italian.

Noka shton se djali i Ministrit të Brendshëm përmendet në cilësinë e personit që ka transportuar ilaçet në Shqipëri për llogari të kreut të skemës kriminale dhe po sipas PD rrezikon deri në 12 vite burg.

“Edi Rama njësoj siç mbrojti Saimir Tahirin të përfshirë në trafik droge, njësoj siç mbrojti Fatmir Xhafën për të vëllanë trafikant droge, njësoj siç mbrojti kryebashkiakë e deputetë – trafikantë e shkelës të tjerë të ligjit, po bën gjithçka për të mbajtur të fshehur skandalin e përfshirjes së djalit të Bledi Çuçit në një aferë kriminale trafiku në Itali dhe ta mbajë atë Ministër të Brendshëm. Nëse në Shqipëri do kishte shtet me demokraci funksionale dhe jo regjim, Bledi Çuçi edhe nëse s’do të jepte dorëheqjen, do duhet të ishte shkarkuar menjëherë. Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit në skemën e trafikut, të zbuluar nga autoritetet ligjzbatuese italiane, por heshtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rënda. Në faqen 4 të hetimeve, Endi Çuçi është i pari në listën e personave që kanë mashtruar me falsifikimin e dokumenteve mjekësore për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për të mashtruar sistemin shëndetësor Italian; Në faqen 9 të hetimeve paraprake, djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë përmendet në cilësinë e personit që ka transportuar ilaçet në Shqipëri për llogari të kreut të skemës kriminale. Mbi djalin e Bledi Çuçit bie akuza e “përdorimit të parave, mallrave ose përfitimeve të tjera që rrjedhin nga një krim; në veprimtari ekonomike ose financiare” sipas nenit 648 të Kodit Penal të Republikës së Italisë. Kjo vepër dënohet nga gjobë deri 25 mijë euro deri në 12 vjet burg; Djali i Ministrit të Brendshëm përmendet edhe në pjesë të tjera të fashikullit hetimor, ku është konsoliduar ideja e hetuesve për rolin e tij të transportuesit të ilaçeve në mënyrë të paligjshme”, shprehet ndër në tjera Noka.

Etiketa: ÇuçiKryesore1Noka

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Zgjedhjet për krerët e degëve/ Rama-dibranëve: Po u zgjuat ju, nuk ka gjë që ju pengon

Zgjedhjet për krerët e degëve/ Rama-dibranëve: Po u zgjuat ju, nuk ka gjë që ju pengon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej...

Lexo më shumë
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com