GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Djali vret prindërit në Itali

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Djali vret prindërit në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burrë e grua janë vrarë me thikë këtë mbrëmje, krim që ka tronditur zonën e Agrigentos në Itali. Mediat vendase shkruajnë se çifti i bashkëshortëve, prindër të 6 fëmijëve, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.

Ishte vajza e dyshes ajo që dha alarmin kur pa prindërit e shtrirë në tokë, të pajetë, të identifikuar si Rosa Sardo, 61 vjeç dhe burri i saj Giuseppe Sedita, 66 vjeç. Dyshja ishin të përqafuar e të rrethuar nga një pellg i madh me gjak.  Autori i këtij krimi rezulton të jetë djali i vogël i çiftit, Salvatore, 34 vjeç.

Për familjen Sedita, mbrëmja e sotme duhet të ishte një mbrëmje feste, pasi kryefamiljari, kishte ditën e fundit të punës dhe familja kishte kohë që organizonte një darkë për të festuar daljen e tij në pension. Megjithatë, sipas fqinjëve, në shtëpi prej ditësh kishte debate të ashpra.

Autori i krimit po merret në pyetje dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor. Mjeku ligjor nuk ka asnjë dyshim për armën e përdorur nga vrasësi: një thikë e mprehtë! Sipas hetimeve të para, vrasja ka ndodhur shumë orë përpara zbulimit të trupave, pasi gjaku ishte mpiksu, por autopsia do të sqarojë kohën e vdekjes.

Vetëm pak javë më parë një tjetër vrasje dramatike gjakoi provincën e Agrigentos. Një kardiolog, Gaetano Alaimo, u vra nga një pacient, Adriano Vetro, brenda zyrës mjekësore ku ai punonte në Favara.

Etiketa: djaliItalivret

Lajme të lidhura

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Para
Trajneri i Kroacisë i “jep dorën” Argjentinës: Merituam humbjen

Trajneri i Kroacisë i “jep dorën” Argjentinës: Merituam humbjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26

Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën...

Lexo më shumë
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com