GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Djegia e qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok, Berisha: Akt luftënxitës i Beogradit

15:02 - 25/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok, Berisha: Akt luftënxitës i Beogradit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tensionet e para në veri të Kosovës, ku serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, ndërsa hodhën granatë në atë të Zveçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se përqendrimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovës është një akt luftënxitës i Beogradit, duke shtuar se presidenti serb nuk ka njohur deklaratën që ka nënshkruar në Bruksel, si dhe ka bërë një sërë deklaratash kërcënuese.

“Përqendrimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, akt i ri luftënxitës i Beogradit.
Miq, këto dite qeveria e Kosovës në përputhje të plotë me marrëveshjen e firmosur nga palët, dmth Kosova dhe Beogradi në Bruksel, vendosi reciprocitetin për pajisjen me targa të përkohshme të makinave të Serbisë që kalojnë në Kosovë njëlloj si makinat e Kosovës që udhëtojnë në Serbi.
Ndaj këtij akti legjitim, presidenti i serbomadhisë Vuçiç dhe qeveria e tij janë sjellë në mënyrë zuzare dhe konkretisht nuk kanë njohur marrëveshjen e firmosur në Bruksel nga Ivica Daçiç e cila përcaktonte përdorimin e targave të përkohshme nga të dyja palët. Presidenti i serbomadhisë Vuçiç personalisht bëri një seri deklaratash kërcënuese ndaj Kosovës për vendimin e saj”.

Berisha nuk harroi as të përmendte vizitën e Angela Merkel në Tiranë, ku kryeministri Rama ose sic e quan ai “argati i Beogradit”, sulmoi Albin Kurtin dhe mbështeti Alexandër Vucic lidhur me nismën e “Open Balkan”.

“Të gjitha këto u paraprinë nga Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit de facto vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon rrethimin e Kosovës nga klika armiqësore serbe, shqiptare, maqedonase.
U paraprinë me sulmin e turpshëm të argatit të Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj në Samitin e Nismës së Berlinit që u mbajt në
Tiranë”, shkruan Berisha.

Berisha në fund të postimit të tij u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në krah të Kosovës si dhe të mbështesin qëndrimin e drejtë të saj.

Etiketa: KosoveSali Berisha

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Zbardhen detaje nga  vrasja e “mbretit” të prostitucionit, iu dozua vdekjes për të mbyllur hasmërinë mes dy familjeve

Zbardhen detaje nga vrasja e “mbretit” të prostitucionit, iu dozua vdekjes për të mbyllur hasmërinë mes dy familjeve

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com