GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vilma Nushi s’ngopet, 664 MLN lekë për ilaçin e Onkologjikut/ Marrëveshja e dyshuar e nipit të oligarkes me Merita Sheqin e “Rejsi Farmës”

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 7 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi për barnën “Goserelin 10.8 mg” në QSUT u fitua nga bashkimi i operatorëve TRIMED e Vilma Nushit dhe REJSI FARMA e Merita Sheqit, ndërsa u regjistrua vetëm një ofertues. Kushtet e tenderit kërkonin një formë dhe dozë shumë specifike të produktit, si dhe autorizime të lidhura me prodhuesin MAH. Kjo mund të ketë kufizuar numrin e operatorëve të aftë për të konkurruar.

Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Tenderi u zhvillua nga Operatori i Blerjeve të Përqendrura për llogari të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Objekti i Tenderit është “Loti 2 Goserelin” dhe për këtë blerje është caktuar Fondi Limit afro 664 milionë lekë pa TVSH.

Zakonisht ky medikament është blerë në të kaluarën në sasisra më të vogla, por Spitali ka bërë kërkesë më të madhe këtë vit. Loti është pjesë e një kontrate të madhe me objekt “Blerje barna për mbulimin e nevojave të shtuara për disa barna, në shërbimin Onkologjik, Hematologji etj, pranë QSUNT, me afat 24 muaj.”

Ndërsa vlera totale e 4 loteve është 956 mijë EURO pa TVSH, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Tenderi është mbajtur më 6 mars 2026, por deri tani është bërë i ditur vetëm fituesit i Loti 2, që është vlera më e madhe. Zakonisht të gjitha lotet në këto tendera u jepen një operatori.

Dyshimet mbi tenderin shtohen edhe nga bashkimi i dy operatorëve të cilët zakonisht në të kaluarën, për këtë medikament janë futur në tendera si subjekte të ndarë.

Kështu në tenderin e vitit 2020, të zhviluar nga Ministria e Shëndetësisë, “TRIMED” dhe “REJSI FARMA” kanë marrë pjesë ndarazi.

Por akoma më e qartë bëhet situata, kur në të njëjtën ditë, që zhvillohej tenderi për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, më 6 mars 2026, të dy kompanitë kanë hyrë në garë tjetër, por të veçuara. Bëhet fjalë për të njëjtin medikament që duhet për Spitalin e Shkodrës.

Dyshohet se dy kompanitë janë marrëveshje paraprake për tenderat duke rënë dakord për mënyrën e pjesëmarrjes dhe ofertat.

Këto veprime bëhen nën hijen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Operatorit të Blerve të Përqendruara, në bashkëpunim me autoritetet e spitaleve. Dhe është shumë e lehtë, kur je nipi i oligarkes Vilma Nushi, pronares së koncesionit Check UP të Shëndetësisë.

“Trimed” SHPK, në letra është pronë e Endrit Hidos, nipit të Vilma Nushit dhe Gentiana Peshkatarit, punonjëse e Nushit.

Fillimisht Nushi, ia ka shitur aksionet e saj shtetasit anglez Dominic Noel William Evans. Anglezi është bashkëshorti i mbesës së Nushit, Ledina Hidos.

 

Ndërsa si administrator e “ Trimed” është Gentiana Peshkatari, e cila e kryen këtë funksion që në vitin 2016.

 

Kompania e barnave “Riofarma” SHPK është një tjetër filial i krijuar nga Vilma Nushi, për t’a përdorur si kanal për tërheqjen e parave publike. Këtë kompani, Vilma Nushi e kishte kaluar në emrin e burrit të motrës, Edmond Hido.

Në vitin 2020, Vilma Nushi i shet vetes kompaninë “Riofarma”. Në fakt “Trimed”, të cilën e kontrollon nipi, Endrit Hido, e ka përthithur subjektin e mësipërm.

Kompania “Riofarma”, e përdorur në afera korrupsioni, u shkri me kompaninë “Trimed” në qershor të vitit 2024. Kjo është një tentativë për të zhdukur gjurmët e “Riofarmës”.

Vilma Nushi ka marrë pjesë edhe në zhdukjen e kompanisë së korrupsionit “Hermes” të Arben Ahmetajt, me të cilën u vodhën nga “Albtelekom” miliona euro me impulset telefonike deri në vitin 2004. Në vitin 2016, “Albtelekom” ishte në gjyq me kompaninë “Hermes”, të cilës i kërkonte t’i kthente 12 milionë euro.

Afera u mbyll me marrëveshje në vitin 2016, nga Arben Ahmetaj, kur ishte ministër i Financave. Albtelekom hoqi dorë nga pretendimet ndaj “Hermes”. Kujtojmë që Ministria e Financave ishte aksionere te Albtelekom. “Hermes” u përthith nga kompania “H-Communication” me aksionere Vilma Nushin. Në këmbim, Ahmetaj, dhëndrin e Vilma Nushit, Endrit Duçka, e kishte emëruar drejtor të Pronës Publike, duke kaluar disa pasuri publike në pronësi të shokëve të Ahmetajt.

Ndërkaq, në vitin 2011 kompania “H-Communication” u përthith nga kompania “One Albania”.

Vilma Nushi përdor emrin e motrës së saj, Majlinda Hido, për kompaninë e tregtimit të mallrave të ndryshme “Interlogistic” shpk, e cila ka fituar 85 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton çdo tender ku merr pjesë, falë lidhjeve të forta me qeverinë të krijuara nga Vilma Nushi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konfirmuar përmes disa raporteve se koncesionari i Check up-it ka përvetësua rreth 4 milionë euro para publike për shërbime të pakryera. Dëmi ekonomik u deklarua për herë të fundit në korrik të vitit 2024, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu. Zyrtarja deklaroi se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.

KLSH ka zbuluar se vetëm gjatë një viti, Vilma Nushi ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje është zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në FSDKSH për vitin 2022. Nga auditimi i veprimtarisë është konstatuar se FSDKSH nën drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirliut kanë paguar Vilma Nushin për 20 172 analiza të pakryera. Raportet e KLSH-së tregojnë se skema e vjedhjes së parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri në vitin 2022.

Koncensioni po hetohet nga SPAK prej më shumë se sa 5 vitesh, kur është hapur procedimi nr. 122 i vitit 2020.

Ndërkaq, një tjetër femër e fuqishme qëndron pas tenderit që po raportojmë. Ajo është pronarja e kompanisë “REJSI FARMA”, Merita Sheqi.

Motër e vëlla, Petrit Maho dhe Merita Sheqi përfaqësojnë fenomenin më të rrezikshëm të korrupsionit me tenderat e Shëndetësisë. Në llogaritë e të cilit kalojnë miliona euro para publike.

Vetëm me kompanitë “Rejsi Farma” dhe “Intermed”, kanë marrë rreth 750 tendera vitet e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në spitale. Pjesë organizimit të biznesit të tyre janë “Intermed”, “Rejsi Farma”, “Noval”, “Noval Laboratory”, “Beata” dhe “Vetal”, me të cilat kanë marrë koncesione dhe tendera korruptiv. Në këto tendera pjesa dërrmuese janë praktika korruptive në mosrespektim të ligjeve anti-korrupsion nga zyrtarët që i favorizojnë.

Në tenderat që futet “Rejsi Farma” nuk paraqitet asnjë kompani sepse fituesi është i paracaktuar. Prokurimi i vitit të kaluar, për ilaçet e Onkologjikut tregon se si ky klan familjar e ka kapur Shëndetësinë për fyti.

Bëhet fjalë për tenderin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me objekt “Blerje bari Daratumumab, 400 mg, flakon” me afat 24-muaj.

Ndërsa fondi limit që arkëton operatori fitues është 6.1 miliardë lekë pa TVSH. Tenderi është mbajtur më 13 mars 2025 dhe vetëm pas 6 ditëve është shpallur fituesi. Në këtë procedurë prokurimi ka marrë pjesë vetëm Rejsi FARMA SHPK, e cila ka bërë ofertë sa 99% e fondit limit. Me shpejtësi të madhe, nën justifikimin se ky është një ilaç shumë i kërkuar për sëmundjet e kancerit, kontrata është firmosur më 2 prill 2025.

Kur vjen fjala tek tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë, Merita Sheqi merr pjesën e luanit. Në 10 shkurt 2025, komisioni i tenderit i autorizuar nga ish-ministrja Albana Koçiu ka dhënë 5.7 milionë euro në një procedurë me një pjesëmarrës, për barna që mund të blihen me çmime 30% më të lira.

Kështu është vepruar në tenderin me objekt “Loti 5 Ixazomib B4- Blerje barna të reja për nevojat e spitaleve”, ndarë në 15 lote, me afat 24 muaj”. Tenderi furnizonte Spitalet QSUT, QSR “Shefqet Ndroqi”, SUT”.

Në lojë ishin 5.7 miliardë lekë që ishin paracaktuar për kompaninë “Rejsi Farma” shpk. Edhe ky tender është vlerësuar me flamur korrupsioni.

Nga ana tjetër, kjo kompani nuk jep garanci për clësinë e ilaceve. Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sidomos kur ishte ministre Ogerta Manastirliu, në bashkëpunim me depot farmaceutike, një rrjet farmacish dhe mjekësh, janë përfshirë në skema mashtrimi dhe shkeljesh të rënda me barna të skaduara, receta fiktive dhe skema të tjera zhvatje.

Në listën e depove farmaceutikë të mbushura me ilaçe të skaduara ishte edhe Rejsi Farma. Gjatë kontrollit që ka kryer FSDKSH, në 21 dhjetor 2022, në depon importuese farmaceutike Rejsi Farma janë konstatuar 18 medikamente të skaduara, në sasinë 12 mijë copë, me vlerë mbi 400 mijë euro.

Afati i skadencës për këto ilaçe të rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit. Sipas KLSH-së, për këto medikamente nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre.

Për këto barna nga grupi i kontrollit është mbajtur proces-verbali me shkrim dore, i pashoqëruar më evidenca fotografike të mjedisit të veçuar dhe të barnave me mbishkrimin të skaduara. Këto veprime janë kundërshtim me ligjin dhe favorizuese për subjektin “Rejsi Farma”.

KLSH ka konkluduar se “mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar në rastin e daljes së barnave jashtë përdorimit, sjell risk në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depo-Importuese “Rejsi Farma”, gjithashtu riskun e rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim përfitimin e rimbursimin, por me pasoja në shëndetin e pacientëve“.

gijotina.com/

Etiketa: Merita SheqiOnkologjikutenderVilma Nushi

Lajme të lidhura

Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit
Sport

Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit

23:21 - 16/06/26
Eurodeputeti gjerman e thotë troç në shqip në PE: “Shqipëria nuk është në shitje”!
KRYESORE

Eurodeputeti gjerman e thotë troç në shqip në PE: “Shqipëria nuk është në shitje”!

23:01 - 16/06/26
Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”
Breaking Views

Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

22:40 - 16/06/26
Para
Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit
Sport

Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit

23:21 - 16/06/26

Franca e ka nisur me fitore aventurën e saj në Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin 3-1 Senegalin. Franca nga...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman e thotë troç në shqip në PE: “Shqipëria nuk është në shitje”!

Eurodeputeti gjerman e thotë troç në shqip në PE: “Shqipëria nuk është në shitje”!

23:01 - 16/06/26
Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Francë-Senegal, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

22:40 - 16/06/26
Vilma Nushi s’ngopet, 664 MLN lekë për ilaçin e Onkologjikut/ Marrëveshja e dyshuar e nipit të oligarkes me Merita Sheqin e “Rejsi Farmës”

Vilma Nushi s’ngopet, 664 MLN lekë për ilaçin e Onkologjikut/ Marrëveshja e dyshuar e nipit të oligarkes me Merita Sheqin e “Rejsi Farmës”

22:29 - 16/06/26
Të rinjtë i drejtohen Marta Kos: Po përsërisni narrativën e Ramës

Të rinjtë i drejtohen Marta Kos: Po përsërisni narrativën e Ramës

20:26 - 16/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelerromabetkralbetmeritbet girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişholiganbetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet giriş