GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para disa ditësh, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp për tenderat. Nuk ishte me ministren përkatëse, Diellën, por me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashtën. Kjo e fundit është dhe negociatore për Kapitullin 5 të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Tema ishte: Shqipëria më mirë se sa Evropa për konkurrencën në tendera!

Sigurisht që të bën të buzëqeshësh. Rama, ashtu sic manipulon gjithcka para opinionit, që nga shifrat e papunësisë, tek turistët, votat, varfërinë, dixhitalizimin, kërkon të mashtrojë edhe Bashkimin Evropian.

E si mund të jetë i besueshëm ky kryeministër, që i ka nën hetim për korrupsion me tenderat, nga zëvendëskryeminisrat, ministrat, kryebashkiakët, drejtorët dhe deri tek kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik?

“Numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%”, deklaroi Edi Rama.

Më poshtë, do t’ju japim shembullin e një tenderi që tregon se kjo shifër nuk do të thotë asgjë. Realitetin e hidhur po jua faktojmë më poshtë me shembullin e Bashkisë Cërrik.

Në prokurimin me objekt “Rikonstruksion rrugësh në Njësinë administrative Gostimë” më datën 5 maj 2025, morën pjesë 3 operatorë ekonomikë. Fitues u shpall nipi i eksponentit të PS-së, Sadri Abazi.

Në procedurën e firmosur nga kryetari i PS Cërrik, Tomorr Zaimaj, biznesmeni i Arbër Abazi de facto ka “konkurruar” me veten. Dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse janë shënuar në sistem formalisht.

Një nga dy kompanitë “përballë” Arbër Abazit është “Florida” shpk. Nuk ka dorëzuar sigurim oferte. Po si u quaka pjesëmarrje pa paguar sigurimin e ofertës? Kompania me bazë në Kukës, nuk ka paraqitur dokumentet bazë për t’u kualifikuar në tender: mungojnë bilancet financiare, vërtetimi i Tatimeve për xhiron vjetore, as ndonjë punë e ngjashme, asnjë copë letër që parashikohet në dokumentet standarde të tenderit.  Ky operator, vetëm sa ka hyrë në sistem, ka shënuar emrin, adresën, niptin dhe shifrën e ofertës, pa ngarkuar asnjë dokument tjetër.

Nga verifikimet që bëmë, del se kompania i ka të gjitha kapacitet e kërkuara dhe duket se pjesëmarrja formale është një veprim i qëllimshëm. Zakonisht kjo lloj prezence bëhet pikërisht që tenderi të mos jetë zyrtarisht me një operator të vetëm.

Ndërsa rasti i kompanisë tjetër me emrin “Impuls 10” është haptazi pjesëmarrje sa për të mbushur numrat. Ky subjekt është krijuar në vitin 2024, është pa përvojë, rezulton me bilanc negativ.

Kompania me seli në Peqin ka aktivitet me 10 milionë lekë humbje dhe administratori i saj normalisht e di se nuk mund të kualifikohet për asnjë kontratë publike.

Pra, këta janë konkurrentët që i numëron Edi Rama dhe drejtoresha e tij, për të mashtruar Bashkimin Evropian.

Ky tender, qartazi është i manipuluar, që ta fitojë nipi i Sadri Abazit me kompaninë ALKO IMPEX CONSTRUCTION.

Në lojë ishin 122.6 milionë lekë të reja, pa përfshirë TVSH, por nuk është afruar asnjë kompani serioze të futet në garë. Kështu ndodh rëndomë kur fituesi dihet qysh më parë.

Në procedurën e mbajtur më 15 prill 2026, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk me 82% të përfitimit dhe dhe kompania ”EN-SAL” shpk me 8%.

Nga formulari i shpalljes së fituesit, i datës 5 maj 2025, mësojmë se oferta e Arbër Abazit është 114.8 milionë lekë të reja. Kjo do të thotë se vlera e kontratës me TVSH pritet të arrijë deri në 140 milionë lekë.

Arbër Abazi është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri. Kompania e tij Alko Impex Construction, ka dominim në formë monopoli në tenderat e pastrimit në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.

Në 5 vitet e fundit, dy kompanitë e lidhura me të, Alko Impex Construction dhe Alko Impex General Construction kanë marrë mbi 90 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit.

Paralelisht me tenderin e përfituar në Cërrik, Abazi ka marrë nga kryebashkiaku Benet Beci, kontratën “Mbledhje dhe transportim i mbetjeve në zona urbane për Bashkinë Shkodër, Zona Qytet”. Në të njëjtën ditë me tenderin e Cerrikut, Abazi ka përfituar nga Bashkia Shkodër fondin mbi 873 milionë lekë pa TVSH.

Pra, afro 2 miliard lekë brenda një ditë nga dy bashki të ndryshme për Arbër Abazin.

Ndërkohë që vazhdon këto afera, pronari i kompanisë Alko Impex, është thirrur në SPAK.  Biznesmeni ka marrë fletëthirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën 2 dhjetor 2025. Sipas shkresës së firmosur nga prokurori Dritan Prençi, Abazi është pyetur në cilësinë e personin në dijeni. Bëhet fjalë për proçedimin me numër 72/2025.

Po ashtu është thirrur në 20 prill 2026 dhe është marrë në pyetje nga prokurori.

Thirrja për Abazin në SPAK lidhet me një procedim të ri penal ndaj Belinda Ballukut.

​Janari i vitit 2026 shënoi një kthesë për biznesmenin. SPAK ushtroi kontroll të befasishëm në banesën dhe zyrat e tij, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente në kuadër të hetimeve për korrupsion me lotet e Unazës së Madhe dhe aferës “Berberi”.

​Abazi ka punë me SPAK pasi në përgjimet e prokurorisë dyshohet se kanë dalë komunikime që zbardhin skemën e paracaktimit të fituesve. Po ashtu, është zbardhur shpërndarja e “ryshfetit” në këmbim të kontratave miliona euroshe.

Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, që i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare, duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControl-it, Belinda Balluku.

Nga viti 2018 deri në vitin 2019, kompania “Alko Impex Construction” do të shumëfishonte të ardhurat nga 28 milionë lekë në 354 milionë lekë, ose gati 3.6 milionë euro të ardhura në vit nëpërmjet fondeve publike.

Mallkimi i tenderave të Unazës së Tiranës me fondet e ARRSH-së nuk do të mbyllej me kaq. Edhe Balluku do të ishte pjesë e një skandali për paracaktimin e fituesve me institucionet në varësi të saj.

Lidhjet e Arbër Abazit me Belinda Ballukun nuk janë vetëm përmes Sadriut në parti, por edhe në familje. Sipas mediave, Arbri bashkëjeton me vajzën e tezes së Belinda Ballukut.

Më 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte garën për Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Verior dhe Qendror me fond limi 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Ky tender do të njollosej nga procedura pa garë. Në 6 Qershor 2022 dy kompanitë “Alko” që administrohen nga Arbër Abazi do të fitonin tenderin pa patur asnjë konkurrent, duke u shënuar me flamur të kuq.

Në vend që t’i skualifikonte kompanitë për mosplotësm të kritereve dhe të anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka bërë të kundërtën duke shpallur fituese kompanitë në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.

Ndërkaq, ish-Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka qenë i punësuar si jurist prej disa vitesh në kompanitë e Arbër Abazit. Vetë Myzyri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse dyshohet se ka favorizuar disa kompani në përfitimin e tenderave publikë.

Shumica e tenderave të fituar nga ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09) janë me “flamur të kuq”.

Ndërkaq, KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri ka dhënë të paktën 6 vendime në favor të dy “Alko-ve”.  Fondi limit total për këto 6 tendera është tejet i lartë dhe përllogaritet në mbi 13.6 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro me kursin aktual.

Në maj 2025, teksa kthehej nga zyrat e SPAK, Jonaid Myzyri bllokonte një tender të bashkisë Dibër, me qëllim që ta fitojë ish-punëdhënësi i tij Arbër Abazi. Meqenese kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kishte vendosur t’ia japë një kompanie tjetër kontratën 1.2 miliardë lekë për rikonstruksionin e një shkolle, KPP ka urdhëruar të anulohet procedura e prokurimit.

Veprimet e KPP mund të përmblidhen në tri fjalë: Jepjani tenderin Abazit! Në mbledhjen e datës 28 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim për herë të dytë procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Demir Gashi, Bashkia Dibër 2024”. Kryetar Myzyri ishte i pakënaqur nga moszbatimi i vendimit të KKP i datës 29 prill 2025 për tenderin e zhvilluar me datë 21 janar 2025 nga Bashkia Dibër.

Ankimues është biznesmeni Arbër Abazi i cili është paraqitur në tender me kompanitë e tij “Alko Impex Construction” SHPK & “Alko-Impex General Construcion” SHPK.

Qysh kur OSBE e futi Sadri Abazin në rrethin e politikanëve të inkriminuar, filloi të dalë në plan të parë i nipi Arbri me kompanitë ALKO.

Sadri Abazi është deputeti i përmendur në një raport sekret të OSBE, që është publikuar para 9 vjetësh. Aty thuhet ndër të tjera: “Lidhjet e tij të forta me liderët e PS-së i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I karakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjithnjë nën shoqërinë e vëllezërve të tij, të cilët janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro”.

Në raportin konfidencial të OSBE thuhet gjithashtu se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS-së në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009”.

Në këtë histori ku përzihet politika dhe tenderat, nuk është aspak cudi që kryebashkiaku i Cërrikut, Florenc Doka është mënjanuar me urdhër nga lart dhe ia ka lënë kontratën ta firmosë kryetari i PS, Tomorr Zaimaj. Ky i fundit ka marrë të drejtën e titullarit të autoritetit kontraktor.

Në fund, por më kryesorja, shqetësimi ynë është për banorët e fshatrave të Gostimës në Cërrik, që presin të rregullohen rrugët.

Kjo për arsyen se biznesmeni Abazi, ashtu sic ka bërë në shume raste, vonon në dorëzimin e rrrugëve dhe punon pa cilësi.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: arber abazitenderat

Lajme të lidhura

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka
Breaking Views

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

23:08 - 18/06/26
Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën
Breaking Views

Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

21:37 - 18/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!
Breaking Views

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
Para
Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka
Breaking Views

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

23:08 - 18/06/26

Zvicra ka gjetur fitore e pare në ndeshjen e dytë të grupit B. Pasi Bosnja mbeti me 10 lojtare, per...

Lexo më shumë
Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

22:34 - 18/06/26
Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

21:37 - 18/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

20:19 - 18/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş