GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anuela Ristani e ka biznesmenin Florjan Muha mik të përbashkët me Erion Veliajn. Kur Muha futet në ndonjë tender të Bashkisë Tiranë, kryetarja e komanduar, Ristani sillet sikur të ketë zbuluar një minierë floriri. Ajo nuk pyet për ligjin, për koston, për projektet e mëparshme që ky i ka mbyllur me vonesë ose nuk i ka përfunduar akoma, apo për KLSH që raporton mashtrimet e Muhës.

Duke qenë një natyrë e shkujdesur dhe e drejtpërdrejtë në ushtrimin e pushteti, kryetarja zgjedh t’i skualifikojë të gjithë përvec Florit. I fshin me gomën e lapsit. Në fillim e pësojnë ofertat që janë më të ulëta, pastaj të tjerat që mund të marrin më shumë pikë se Flori.

“Flamuri i kuq” që valëvitet mbi prosdurën e këtij tenderi nuk është shenjë e mirë. Tashmë të gjithë e dinë se kjo sinjalizon riskun e korrupsionit.

Këtë radhë flitet për tenderin e Bashkisë Tiranë,   “Rikualifikim i bllokut të banimit në rrugët Nexhat Agolli, Nikolla Dushniku, Ndoc Nikaj”. Për ata që nuk e dinë, kjo është një zonë perfierike e kryeqytetit në Njësinë nr.6, në Kombinat.

Nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2026, për  projektin është ndarë Fondi Limit 141.7 milionë lekë të reja pa TVSH.

Tenderi u njoftua në 16 shkurt 2026 dhe u mbajt më 6 mars, ku merrnin pjesë 28 operatorë ekonomik dhe bashkime kompanish. Pjesëmarrja e tyre u kthye në një formalitet për mbushje letrash, sepse fituesi duket se ka qenë i paracaktuar.

Kështu më 21 maj 2026, oferta e “Inerti” shpk e pronarit Florjan Muha, do të shpallej fituese, megjithëse kishte propozime më ekonomike.

Në këtë procedurë jane skualifikuar 12 operatorë ekonomik mes të cilëve edhe “SHPRESA – AL” shpk dhe “ALBAVIA” shpk që propozonin ta bënin këtë punë me 10 deri në 25 milionë lekë më pak se se sa oferta fituese.

Florjan Muha e regjistroi kompaninë “Inerti” në Gramsh në vitin 1996, por shkëlqimin e pati me ardhjen në pushtet të “Rilindjes”.

Firma aktivitetin kryesor e zhvillon tashmë në Tiranë, ku ka pasur mbështetjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Vijimësia është garantuar nga pasuesja Anuela Ristani. Janë miliarda lekë të dhëna me “Flamur të kuq” me firmën e saj, që e ilustrojnë këtë ide.

Kështu me 6 janar 2026, Ristani e niste ditën e parë të punës për këtë vit me firmën për tenderin e Rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit për këtë projekt është 2.5 miliardë lekë.

Më 19 maj 2026, “Inerti” do të favorizohej nga Anuela Ristani në tenderin “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Dëshmorët” – “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano”. Me urdhrin e saj, Florjan Muha do të përfitonte këtë prokurim me fond limit 1.1 miliard lekë pa TVSH.

Gjatë kësaj kohe,” Inerti” mori edhe tenderin “Rehabilitimi i Emergjencës Civile, Muri Mbajtës me pilota në rrugën Hamide Dalipi”, që kushton 65 milionë lekë pa TVSH.

 

Nuha ndërkaq nuk i ndahet as Gramshit. Kryebashkiaku Besion Ajazi i ka firmosur me “Flamur te kuq” tenderin afro 500 milionë lekë për “Rikonstruksion i rrugës së brendshme në fshatin Trashovicë,Njësia Administrative Pishaj”. Kjo firmë është lëshuar më 29 maj 2026.

Këto kontrata publike të gjitha thuajse në të njëjtën kohë, kërkojnë angazhim të caktuar forcash dhe mjetesh. A e ka verifikuar komisioni i Anuela Ristanit kapacitetin teknik të “Inerti” shpk. Sigurisht që në bashkinë Tiranë nuk e kanë problem afatin. Mjafton të pritet shiriti i nisjes, pastaj ca inspektime dhe story në Instagram dhe harrohet se kur ka nisur dhe kur mbaron një punë.

Në Tiranë, në vitin 2024, Muha ka marrë tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Erdit Durham” me vlerë afro 5 miliardë lekë, të cilën Akoma nuk po e mbyll. Duhet të mbaronte për 10 muaj, por janë shkelur afatet disa herë. Thuhet se do të hapet për fëmijët këtë vjeshtë.

“Shqetësimi” i Veliajt për këtë shkollë shfaqet edhe me postime nga qelia e burgut të Durrësit. Në 18 shkurt 2025, kryetari shkruante “më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët”.

Nga ana tjetër, kompania është skeduar nga KLSH për mashtrimet që bënë me kontratat publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë kompania e Muhës me punimet e riparimit të rrjetit të kanalizimeve. KLSH zbuloi mashtrimin me volumin e punimeve, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha që janë kryer në këtë tender, por tregon se sa e pamëshirshme është kjo çetë abuzuesish që përlajnë paratë publike edhe kur ato janë për varrezat.

Në këto kushte, qytetarët e Kombinatit duhet të përgatiten për vonesë të projektit, sepse asfaltimit të lagjes së tyre nuk ka për t’i ardhura radha para zgjedhjeve me gjithë këto punë që ka marrë përsipër Florjan Muha.

Kështu, rruga “Pjetër Budi” duhet të ishte afër fundit, pasi afatin dorëzimit e ka në gusht 2026, por punimet janë larg fundit.

Para tri javësh ishte për inspektim në këtë kantier vetë kryebashkiakja. Ajo foli për bukurinë rrugës, por nuk dha një afat për mbarimin.

Banorët janë ankuar se rruga nuk ka vend për kalimin e këmbësorëve dhe trotuaret janë shumë të ngushta.

Ndërsa rrugicat që do të asfaltohen në Kombinat janë lënë pa trotuare dhe pa gjelbërim.

Sipas grafikut të punimeve, në kontratën e përfituar nga “Inerti” shpk nuk ka as rregullim trotuaresh dhe as mbjellje lulesh apo pemësh.

Qytetarët e Kombinatit duhet kërkojnë që të ndryshojë projekti, pasi rrugët urbane nuk mund të jenë pa trotuar.

Po ashtu, rrezik është shtyrja pa fund e punimeve deri sa të afrohen zgjedhjet. Qytetarët nuk duhet të mashtrohen me asfalt që ikën me shiun e parë, sepse janë paratë e taksave të tyre, jo ndonjë favor që lidhet me votën.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Lajme të lidhura

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit
Botë

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën
Breaking Views

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26
Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata
Breaking Views

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

22:29 - 21/07/26
Para
Drama e Botërorit 2026/ Gjermania dhe Holanda jashtë, penalltitë dërgojnë në festë Paraguain dhe Marokun

Drama e Botërorit 2026/ Gjermania dhe Holanda jashtë, penalltitë dërgojnë në festë Paraguain dhe Marokun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia godet Sarandën!  Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet
Aktualitet

Stuhia godet Sarandën! Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

07:45 - 22/07/26

Një stuhi e fuqishme ka goditur Sarandën në mesnatën e sotme, duke shkaktuar kaos në qytet. Rrebeshet e shiut, erërat...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

07:30 - 22/07/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 22 Korrik 2026

07:27 - 22/07/26
Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com