GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një histori e paimagjinueshme po ndodh me tenderin e Blendi Gonxhes për pastrimin e bregdetit!

Klani i Troplinëve dhe “Gzimi Kashtës” u përplasën në prapaskenë, ndërsa Shkëlqim Fusha dhe nipi i Sadri Abazit ndanë paratë e tenderit 2.1 miliardë lekë.

Kur më 3 dhjetor 2025, në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Edi Rama vendoste Xheni Beqajn, në PS po konfirmoheshin ekuilibrat mes klaneve në pushtet. Në rënie e sipër, Belinda Balluku do të vendoste njerëzit e saj nëpër drejtori dhe agjenci. Më pas do të përcaktonte  edhe njerëzit në krye të ministrive të rëndësishme. Kjo do të reflektohej në fushën e prokurimeve, ku mpleksen dhe ndikojnë gjithashtu grupet kriminale.

Teksa autoritet e Drejtësisë Italiane dhe prokurorisë së Posaçme SPAK, kanë rregjistruar 4 dosje penale ndaj grupit të “Pojës”, kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave vendosi të emërojë Xheni Beqajn, në krye të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit të Shqipërisë.

Xheni Beqaj është dhëndri i Xhevdet Troplinit që në Durrës njihet si “Poja”. Më parë ai ka punuar si “Kimist” pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe më pas Drejtor i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

Sapo mori detyrën, Beqaj kishte mbi tavolinë dosjen e prokurimit me objekt “Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare”. Janë mbi 2.1 miliard lekë! Për këtë, Beqaj duhet të bashkëpunonte me një person të fuqishëm sic ishte ish-drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e cila gëzonte besimin e ministrit Blendi Gonxhe.

Në një kohë që Shkëlqim Fusha, pretendenti kryesor për të marrë këtë kontratë përballet me akuzat e SPAK, u fut në lojë kompania e lidhur me alias “Gzimi i Kashtës” (Gzim Salillari).

Kompania u themelua nga Luan Kapri, vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri dhe Gzim Salillari, i përfaqësuar me kompaninë KLIVA shpk.

Aktualisht Luan Kapri ia ka lënë aksionet dhe administrimin e kompanisë të bijës. “Rej” shpk kërkonte ndryshimin e kushteve të tenderit për pastrimin e plazheve. Ankesat e saj në KPP zgjatën dhe koklavitën vendimmarrjen. Thuhet se edhe kryeministri ishte i shqetësuar që po zvarritej tenderi.

Ka pasur dyshime të forta se “Rej” shpk bashkëpunonte me ish-kreun e KPP-së Jonaid Myzyri, duke qenë se dhjetëra procedura i ka përfituar nga Komisioni i Prokurimit Publik. Firma e familjes Kapri merrte pjesë në tendera, bënte ofertën më të lartë dhe në shkallën e parë në prokurime nuk dilte fituese. Ajo e ankimonte në KPP, ku ky komision me në krye Myzyrin skualifikonte firmat e tjera dhe shpallte automatikisht fituese firmën “REJ”.

Por, largimi dhe problemet e Myzyrit me SPAK, e kanë dobësuar pozitën e Luan Kaprit dhe “Gzimit të Kashtës”.

Kriteret dhe kushtet e prokurimit ishin hartuar pikërisht nga stafi i Beqajt, që është Autoriteti Kontraktor (AK). Agjencia Kombëtare e Bregdetit ruan përgjegjësinë ligjore dhe administrative për menaxhimin e kontratës, edhe kur Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvillon procedurat e tenderimit. Agjencia e Beqajt ka përcaktuar specifikimet teknike, ka llogaritur fondin limit, do të firmosë kontratën me fituesin dhe garanton zbatimin e saj.

Kjo situatë me sa duket ka sjellë përplasjet me drejtoreshën e OBP, e cila u detyrua të japë dorëheqjen. Nuk e dimë se cfarë ndodhi në prapaskenë me Pogajn, që u detyrua të bënte veprimin e papritur. Gjithsesi e marrim me mend, se klani Troplini nuk e mori Agjencinë e Bregdetit, thjesht për t’i dhënë një rrogë nipit.

Nga një veprim tjetër, kuptojmë se ka pasur një ndërhyrje nga lart në KPP dhe Agjencinë e Prokurimit Publik për të ruajtur këto ekuilibra. E thënë me thjesht, klani i Troplinëve e detyroi kompaninë e “Gëzimit të Kashtës” që të dilte nga loja. Pra, si efekt i kësaj përplasje, kompania “Rej” shpk u përjashtua nga tenderat për 6 muaj (sa të mbyllet kjo aferë me Fushën).

Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik, me denoncim nga Komisioni i Prokurimit Publik, për përjashtimin e “Rej” shpk, përdoret nga komisioni i tenderit për “pastrimin e plazheve” për ta skualifikuar firmën.

Megjithatë, ekuacioni ka edhe një faktor që po ndikonte në operacionin e ndarjes së parave. Ky është Sadri Abazi, eksponenti i Rilindjes dhe aleat i ngushtë i kryeministrit. Oligarku Shkëlqim Fusha duhet të pranonte moton “kap c’të kapësh” dhe të ndante paratë me nipin e Sadri Abazit. Pra, secili nga një lot të kontratës.

Këtu kemi “pikën e zgjidhjes” të kësaj serie telenovele korrupsioni. Pra, pasi ka mbaruar puna disamujore, e nisur qysh nga muaji prill, e kësaj prapaskene. Më 25 qershor 2025, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur fituesit e tenderit.

Për Loti 2: “Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë” fitues është shpallur “Fusha” shpk.

Fondi Limit i këtij loti është caktuar afro 993 milionë lekë pa TVSH, ndërsa në tenderin e mbajtur më 18 maj 2026 morën pjesë 4 operatorë konkurrues dhe bashkime kompanish me marrëveshje.

Sic mësojmë, nga të dhënat e formularit të shpalljes së fituesit, tre ofertat e tjera, janë shpallur të pavlefshme, ndërsa “Fusha” shpk ka fituar me ofertë të paktën 200 milionë lekë më të shtrenjtë se sa konkurrentët.

Konkretisht oferta e bashkimit të operatorëve ekonomik “Pastrime Silvio” dhe “RADA OIL INDUSTRY” është 775 milionë lekë. Ndërkohë    “FUSHA”  është me ofertën 979 milionë lekë pa TVSH.

Falsiteti i tenderit duket edhe në vlerësimin e operatorëve të tjerë. Kështu, “REJ” shpk rezulton i përjashtuar nga të gjithë tenderat, disa ditë para shpalljes së fituesit.

Ndërsa “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”, kompania e nipit të Sadri Abazit, Arbër Abazi është vetëskualifikuar duke mos dorëzuar dokumentet. Sigurisht, duke qenë pjesë e pazarit të ndarjes së parave, ALKO e Abazit nuk ka ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektrnik Formularin përmbledhes të vetedeklarimit si dhe asnjë deklaratë angazhimi për mbështetësin e deklaruar.

Komisioni më tej vazhdon vlerësimin duke bërë një punë si të Zhvejkut, kur nuk di se cfarë bën.

Dhe renditen një sërë pikash që “ALKO” nuk i plotëson.

Sic del nga ky vlerësim, ALKO e Abazit nuk përmbush kriteret dhe nuk paska makinat teknologjike të kërkuara, për pasojë skualifikohet. Po si u kualifikua ALKO e Abazit në LOTI 1 që e fitoi në të njëjtën ditë?

E megjithatë, Fusha akoma nuk i ka mbyllur llogaritë. Bashkimi i operatorëve me ofertën më të ulët ka dorëzuar qysh të nesërmen një ankesë në KPP, duke e lënë për momentin pezull vendimin për fituesin e këtij loti.

“Kërkojmë shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të vlerësimit të ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “Pastrime Silvio” SHPK”, thuhet ndër të tjera në këtë ankesë, ku kundërshtohen argumentet e paraqitura nga autoritetet.

Ndërkaq, një skenë tjetër është zhvilluar paralelisht, sipas pazarit të kryer tashmë qysh më parë.

Nipi Sadri Abazit me “ALKO”-t e tij ka fituar pjesën tjetër të tenderit “Loti 1: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Pogradec”, me fond limit në vlerën 108,2 milionë lekë të reja pa tvsh.

Në këtë Lot është shpallur fitues operatori me ofertën më të shtrenjtë që është ALKO e Arbër Abazit. Pyetja mbetet e hapur: Si u kualifikua kjo kompani nga i njëjti komision, në të njëjtën ditë dhe orë, që u skualifikua për lotin tjetër? Ku i gjeti makinat teknologjike që i mungonin?

SPAK duhet ta marrë në dorë këtë tender, kur bashkohet krimi i organizuar me korrupsionin për të ndarë paratë e tenderit!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Blendi GonxheShkelqim FushatenderXheni Beqaj

Lajme të lidhura

“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”
Breaking Views

“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”

19:59 - 03/07/26
Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut
Breaking Views

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut

19:37 - 03/07/26
Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës
Aktualitet

Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës

19:20 - 03/07/26
Para
Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë
Sport

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë

21:48 - 03/07/26

NASA ka bërë një premtim të pazakontë në kulmin e emocioneve të Kupës së Botës 2026. Agjencia amerikane e hapësirës...

Lexo më shumë
Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

21:09 - 03/07/26
Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

20:55 - 03/07/26
Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

20:04 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com