GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i pastrimit të Korçës është monopol i biznemenit Maksim Fejzulla, i mbiquajtur “Maksi i plehrave”. Pra, nuk është surprizë, që më 30 qershor 2026, kompania e tij “Korsel” SHPK, ka marrë tenderin mbi 3.8 miliardë lekë me firmën e kryebashkiakut Sotiraq Filo.

E re është mënyra se si e mori kontratën Fejzullai dhe manovrat që ka kryer biznesmeni, që është i aftë për të ndryshuar si një kameleon.

Teksa hija e Niko Peleshit, ish-kryetarit të bashkisë Korçë, aktualisht kryetar i Kuvendit, bie mbi vendimmarrjen e Filos, në aferë përfshihen edhe oligarkët Shkëlqim Fusha dhe Arbër Abazi.

Më konkretisht po ju raportojmë mbi tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit” me Fondin Limit        382.4 milionë lekë (pa TVSH).

Tenderi është mbajtur më 19 qershor 2026 me vetëm dy operatorë konkurrues, ku njëri prej tyre, Shoqëria ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk me pronar Arbër Abazin, është treguar e painteresuar për ta fituar.

Kështu më 30 qershor 2026, KORSEL SHPK me pronar Maksim Fejzulla është shpallur fituese me ofertë gati sa fondi limit, 380,5 milionë lekë  (pa TVSH). Ortak me “Korsel” është shfaqur FUSHA shpk e oligarkut Shkëlqim Fusha.

Përveçse “ALKO” ka bërë ofertë më të lartë, të barabartë me fondin limit, kompania është treguar e painteresuar për tenderin duke mos i plotësuar dokumentet që duhen. Sipas formularit, Shoqëria ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk, skualifikohet pasi nuk plotëson kriterin e veçantë të kualifikimit. “Operatori ekonomik duhet të ketë në pronësi apo me qira një ambient me sipërfaqe jo më pak se 800 m², i cili do të shërbejë për parkimin e mjeteve të pastrimit”, citojmë kriterin.

Po të donte ta fitonte këtë tender, nipi  Sadri Abazit, eksponentit të “Rilindjes”, do ta siguronte vendin e parkimit, por me sa duket i ka hapur rrugë oligarkut Shkëlqim Fusha. Ky i fundit, këtë radhë ka hyrë në lojë me “Maksin e plehrave”.

Kujtojmë se Arbër Abazi dhe Shkëlqim Fusha, në të njëjtën kohë ndanin bashkë 2.1 miliardë lekë të tenderit për pastrimin e bregdetit.

Hyrja në pazar e oligarkut Fusha, si ortak i “Maksit të plehrave” e ka rritur menjëherë forndin limit me 500 milionë lekë. Kjo shkresë e shpalljes së fituesit është e ngjashme si dy pika uji me kontratën e mëparshme të firmosur nga Filo. Ndryshon vetëm shifra.

Në atë kohë, Maksi merrte 3.31 miliardë lekë nga Bashkia Korcë për shërbimin e pastrimit, ndërsa tani ka marrë 500 milionë lekë më tepër.

Përse është shtuar vlera për të njëjtin shërbim, por që zgjat dy vjet më pak? Kjo me sa duket është taksa e korrupsionit të shtuar. Sepse këtë vit, Maksi ka ardhur me një ortak të rëndësishëm si Shkëlqim Fusha.

Maksim Fejzulla, i skeduar për afera korruptive, pastrim parash dhe falsifikim dokumentash, kontrollon kompaninë e pastrimit “Korsel” shpk përmes të punësuarve të tij, Marjela dhe Arqile Peri.

Prej 11 vitesh, tenderët e pastrimit në Korçë janë marrë nga firma “Korsel”, e cila ka fituar procedurat e hapura fillimisht nga ish-kryetari Niko Peleshi dhe aktualisht nga Sotiraq Filo. Peleshi i dha një tender me vlerë rreth 3 milionë euro me afat 5 vjeçar. Në vitin 2017, firmës “Korsel” shpk iu dha një tjetër tender me vlerë 3.5 milionë euro sërish me afat 5 vjeçar. Tenderat janë shënjuar me “flamur të kuq” korrupsioni dhe dyshohet se janë diktuar me ndërhyrjen e Niko Peleshit, i cili e përdor Maksimin si bankomat.

Aktualisht pronare me letra  e firmës është Marjela Peri, punonjëse e Maksim Fejzulla, i cili i ka shtrirë fijet deri në Tiranë, përmes ndërhyrjeve të Niko Peleshit.

Fejzulla e ka kaluar kompaninë në emrin e Marjela Perit në qershor 2023, përmes një kontrate dhurimi.

Këtë veprim Maksimi e kreu i detyruar, pas një hetimi penal ndaj tij dhe përjashtimit për 18 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë.

Në fillim të vitit 2022, kompania “Korsel “ u zbulua se kishte paraqitur dokumente false në një procedurë tenderuese në Tiranë. Sipas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, me Vendimin Nr.5 dt. 27 janar 2022,  pronari i kësaj firme ka marrë pjesë në disa tendera pastrimi me dokumente shtetërore false, nuk ka zbatuar kontratat e pastrimit të bashkive kur ka fituar tendera, ka vjedhur 115 kazanë plehrash në Sarandë dhe ka fshehur faktin që ishte nën hetim penal.

Pasi është informuar nga Komisioni i Prokurimit Publik se ky subjekt kishte përdorur të dhëna të rreme për t’u përfshirë në tenderin me objekt ‘Pastrimi i zonës Tirana II, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur që Korsel SHPK të përjashtohet për 18 muaj nga pjesëmarrja në tendera. Ky vendim ka ardhur pasi një nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në garë ka ankimuar vendimin e Bashkisë Tiranë për shpalljen fitues të kompanisë “Korsel” në tenderin për pastrimin.

Biznesmeni u rikthye në tendera pas disa muajsh. Gjykata Admnistrative mori një vendim në favor të firmës dhe APP-ja e ka hequr nga lista e të pezulluarve, duke e lejuar kështu të marrë kontrata publike.

Mashtrimet e “Maksit të plehrave’ vazhdojnë edhe pasi i i fut në dorë kontratat. Në vitin 2024, gjatë auditimit të Bashkisë Korçë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar se Maksim Fejzulla, përmes kompanisë Korsel shpk ka mashtruar që nga viti 2018 me zbatimin e kontratave për pastrimin e qytetit të Korçës.

KLSH ka konstatuar se kompania nuk paraqiste listëprezenca të punëtorëve, po ashtu mungojnë grafikët e punimeve.

Ky korrupsion me paratë e buxhetit të destinuara për pastrimin në Bashkinë Korçë, jo vetëm nuk ka sjellë cilësi në shërbim, por ka shtuar me 500 milionë lekë kontratën, ndërkoëhë që kohëzgjatja e saj është ulur me 2 vjet!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Maksim Fejzullaniko peleshiShkelqim Fushasotiraq Filotender

Lajme të lidhura

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s
Botë

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov
Breaking Views

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!
Breaking Views

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26
Para
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s
Botë

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Rexhep Taip Erdogan me udhëheqësit e NATO-s. Samiti i NATO-s që...

Lexo më shumë
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Ish-ministrja e PS kërkon transparencë për 4.2 milion euro për koncertin e Kanye West

Ish-ministrja e PS kërkon transparencë për 4.2 milion euro për koncertin e Kanye West

21:00 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com