GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lekë vëllezërit Kola/ Kompania e ish-deputetit merr paratë për sheshin e fshatit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lekë vëllezërit Kola/ Kompania e ish-deputetit merr paratë për sheshin e fshatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tender 250 milionë lekë me vetëm një pjesëmarrës! Këtë nder ia rezervon kryetari Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, kompanisë së vëllait të ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola.

Paratë mbeten brenda familjes së “Rilindjes” dhe kjo nuk do të ishte hera e parë për kryetarin Tavo. Këtë radhë bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rehabilitimi i sheshit Kuç Buronja, rikonstruksioni i urës dhe pyllëzimi i sheshit”.

Fondi Limit i caktuar për këtë projekt është 25 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH. Sheshi për të cilin është bërë tenderi, është thjesht një rrugicë që do të meremetohet, ndërsa “pyllëzimi” aty ekziston në mënyrë natyrore.

Kuç-Buronja ndodhet në Bashkinë e Himarës, në pjesën e Labërisë. Fshatrat këtu janë shkretuar për shkak të largimit jashtë vendit të pjesës dërrmuese të banorëve. Gjatë sezonit veror, sidomos në muajt korrik-gusht, vërehet një rritje e ndjeshme e popullsisë për shkak të rikthimit të emigrantëve dhe zhvillimit aktiviteteve festive.

Duke i njohur bëmat e personit që përfiton këtë tender, parashikojmë se shumë shpejt do të harrohet se ka pasur një projekt për sheshi. Do të ketë ndonjë sheshim të vendit, disa stola dhe ca shkurre, por vështirë se do të zbatohet projekti që duket në skicën më sipër.

Tenderi është mbajtur më 4 qershor 2026 me vetëm një operator pjesëmarrës, “RSM COMPANY”. Ndërsa më 22 qershor kjo kompani është shpallur fituese.

Open Data Albania e ka vlerësuar procedurën me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

“RSM Company” është një subjekt nga Kosova, që u regjistrua në Prishtinë në vitin 2010, nga Agim Kola, banor Durrësit.

Agim Kola është vëllai ish-deputetit të PS për Shkodrën, Ndue Kola. Ai është i njohur për abuzimet me tenderët e rrugëve, ku pasi merr kontratat bën punë me cilësi katastrofë. Kola zotëron disa firma, mes të cilave, “RSM Company” SH.P.K. dhe “A. N. K.” Shpk. Kjo e fundit njihet më së shumti për mashtrimin me koncesionin në aksin Milot-Balldren.

Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH. Kompania nuk kreu asnjë punim sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare, ndërsa bankat refuzuan të bëhen pjesë e mashtrimit. Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncimeve të shumta publike.

Firma RSM Company SH.P.K është një nga ato subjekte që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10 milionë lekë.

Agim Kola, pronar në letra i kompanisë A.N.K ka marrë mbi 65 milionë euro për të bërë rrugën Korçë-Ersekë që u shemb ende pa u inauguruar.

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, që është gati sa fondi limit.

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij shkon Evis Berberi. Më 4 prill 2022, ky i fundit shpalli sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Oferta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar nga Open Data Albania me “flamur të kuq” korrupsioni.

Por skandali më i madh vjen më pas, me aksin Librazhd-Prrenjas, ku sërish kompania e Agim Kolës shkaktoi shembjen. Në vend që të ndëshkohej për dëmin, Kola mori lekë të tjera.

Në mars 2026, u zhvillua tenderi i hapur me urgjencë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për situatën e rrëshqitjeve në Librazhd. Ky fond është përfituar nga e njëjta firmë që shkaktoi bllokimin. Kompania A. N. K. me pronar Agim Kolën po ndërton rrugën e re, ndërkohë që punimet shkaktuan shembje.

Për këtë ngjarje A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, është nën hetim nga prokuroria.

Dyshimet janë se, oferta e firmës 2 T ka qenë për kundrapeshë, pasi edhe vlera që kanë ofruar ka qenë shumë afër fondit limit. Ndoshta sa për të thënë se “në tender morën pjesë 2 firma”. Që në momentin e parë të hapjes së këtij tenderi dihej se kush ishte fituesi.

 

Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Kompania “A. N. K.” fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024.

Ndërkaq, raportet me kryebashkiakun Vangjel Tavo, flasin për një klientelizëm të pastër. Kompania e Kolës merr pjesë gjithnjë në tendera me një pjesëmarrës të Bashkisë Himarë.

Sjellim si shembull tenderin “Rikonstruksioni i rrugës kryesore Gjilek (vazhdim)”.

Fondi limit për këtë copë rrugë 4 metra të gjerë ishte 450 milionë lekë. Dhe bëhet fjalë për një rrugë ekzituese, që në disa vende do të zgjerohet.

Tenderi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, firmën “RSM Company” me pronar Agim Kolën, vëllain e ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ky ka marrë për mbështetje firmën vendase “Implex” që zotërohet nga Sofokli Goga.

Data e njoftimit të tenderit ishte më 18 dhjetor 2024, ndërsa dokumentet duheshin dorëzuar deri më 3 janar 2025. Duke qenë se bashkia Himarë ka namin e keq të kryetarëve të korruptuar që kanë punë me SPAK-un, kompanitë e ndërtimit nuk marrin pjesën në tenderat e saj. Në këto procedura paraqiten vetëm fituesit e paracaktuar.

Ndërkaq, Kola nuk mjaftohetvvetëm me tenderat, por bën evasion fiscal. Më 12 shtator 2019, Policia e Shtetit ndaloi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Në prangat e policisë ra administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, i cili akuzohej se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 milionë euro me faturat fiktive.

Nga operacioni i luftës ndaj informalitetit janë dërguar në atë kohë para gjykatës 16 biznesmenë për fshehje të të ardhurave. Gjykata e Tiranë masën e dënimit për 15 prej tyre: 9 biznesmenë janë lënë në arrest shtëpie, kurse 6 të tjerë janë dënuar me 20 ditë burg.

Më 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe vëllezërve Kola, pronarë të firmës kontraktore “A.N.K Sh.p.k”.

Akuza e ngritur është shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe ndërtuesve Ndue e Agim Kola.

Kurse kryebashkiaku Tavo vetëm sa e ka mësuar derën e SPAK. Në 4 qershor 2024, pasi u mor në pyetje, Tavo deklaroi se është në cilësinë e personit në dijeni për një kallëzim të bërë në vitin 2021.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agim KolatenderVangjel Tavo

Lajme të lidhura

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

22:59 - 19/07/26
Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb
Sport

Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

22:25 - 19/07/26
Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë
Breaking Views

Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

22:02 - 19/07/26
Para
Spanjë-Argjentinë! Messi përballë Yamal edhe për “Topin e Artë”, Infantino: Kjo finale ishte dhuratë nga zotat

Spanjë-Argjentinë! Messi përballë Yamal edhe për “Topin e Artë”, Infantino: Kjo finale ishte dhuratë nga zotat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

22:59 - 19/07/26

Regjisorja Anila Varfi, e ftuar në ‘E Diell’, ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së saj,...

Lexo më shumë
Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

22:25 - 19/07/26
Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

22:02 - 19/07/26
‘U njollos skena më e rëndësishme e futbollit’/Zëvendëspresidenti i Federatës së SHBA sulmon Trump dhe Infantinon

‘U njollos skena më e rëndësishme e futbollit’/Zëvendëspresidenti i Federatës së SHBA sulmon Trump dhe Infantinon

20:50 - 19/07/26
Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

20:35 - 19/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com