GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama po shpërndan para me tendera, fonde të cilat ose nuk i ka në arkën e shtetit ose po po vidhen në ditën me diell. Dhe kur synimi është përvetësimi, atëherë këto punë lihen në pak duar të besuara. Janë një grusht biznesmenësh me të cilët realizohet korrupsioni dhe si pasojë projektet zvarriten pafund.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe, se si Dritan Agolli, Anuela Ristani dhe Rakip Suli, tre njerëzit më të rëndësishëm të kryeministrit Rama (pas Belinda Ballukut) i japin njëri pas tjetrit tenderat vëllezërve Alfons dhe Edmond Bitri, djemve të Shaban Bitrit nga Peshkopia. Kompania e themeluar nga babai i tyre i merr këto kontrata dhe nuk arrin t’i mbyllë, sepse janë shumë për kapacitetet e saj.

I fundit, si në një kaladibrançe, u mbivendos tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) me objekt:

“Ndërhyrje për përmirësimin e aksesit, konektivitetit & mobilitetit rajonal dhe lokal: Rikonstruksion i rrugës “Qendër Konispol -rruga nacionale ” (LOTI II) & Sistemim asfaltim i rrugës “Bajram Curri” segmenti nga km 0+190 m deri ne Intersektimin me rrugën Iliaz Kosova km 0+670 m & Rruga hyrëse dhe hapësirave publike në Drilon Tushemisht & Rikualifikimi i rrugës ekzistuese që lidh fundin e rrugës Tushemisht – Doganë Loti 1”.

Për këto copa rrugësh, që në total nuk bëjnë as 1 km gjatësi, është përllogaritur fondi limit 331 milionë e 588 mijë e 749 lekë të reja.

Në tenderin e mbajtur më 1 korrik 2026 morën pjesë 16 operatorë ekononikë dhe bashkime firmash.

Dyshimi nis qysh në fondit limit. Shifra është fryrë duke mos marrë parasysh llogaritjen e tregut, por hapësirën që i lihet kompanisë së paracaktuar që të bëjë një ofertë të ulët, të paparashikuar nga konkurrentët.

Dhe  kështu ka ndodhur: Oferta fituese e paraqitur nga bashkimi i firmave “ALMO KONSTRUKSION” & “VASHTEMIA”  është 205 milionë lekë. Kjo vlerë është 130 milionë lekë më pak se sa fondi limit, ose 38% më e vogël.

Metoda e komisioni të Dritan Agollit është ajo që orientohet nga porosia. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania. Për të sinjalizuar riskun e korrupsionit, tenderit i vihet një “Flamur i kuq”.

Por nuk janë vetëm vëllezërit Bitri, në këtë tender ka oferta më të ulëta. Për shembull, “VELLEZERIT HYSA” sh.p.k propozon që ta kryejë këtë punë me 172 milionë lekë pa tvsh.

Gjithsesi, ky tender ishte paracaktuar për vëllezërit Bitri, pronarët e kompanisë “ALMO KONKSTRUKSION” shpk. Në datën 14 korrik 2026, drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, ju firmosi formularin e fituesit dhe ua dërgoi vëllezërve në selinë e tyre në Kamëz.

Po çfarë do të bëhet me këto lekë? Është e vërtetë që rrugicat e brendshme në Tushemisht duhen asfaltuar, por rruga për tek Dogana është si akullore, sapo ka mbaruar!

Para të tjera për herë të dytë? Kjo do t’i mbetet KLSH ta vërtetojë, nëse SPAK nuk do ta bëjë më herët.

Ndërkaq, në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga dibrani Rakip Suli, vëllezërit Bitri janë si në shtëpinë e tyre. Një javë para se të merrnin këtë tender, Suli kishte urdhëruar nënkryetarin që t’u firmoste ca lekë xhepi djemve të Shaban Bitrit.

Tenderi i Bashkisë Kamëz, ku “ALMO KONSTRUKSION” u shpall fitues ka si objekt “Rikonstruksionin e ambjentit të brendshëm të Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” Kamëz”. Fondi limit i përllogaritur për këtë punë është 745 milionë lekë të vjetra.

Edhe ky prokurim është shënuar me flamur korrupsioni. Normalisht, ky tender duhet ta detyronte komisionin të nxirrte lapsin dhe të kontrollonte kapacitetet e kësaj kompanie.

Në fakt, nuk ka nevojë për verifikime të mëdha. “ALMO” ka shumë kontrata publike nëpër duar që akoma nuk i ka dorëzuar.

Më 13 janar 2026, “ALMO” e Bitrit ka marrë nga Bashkia Tiranë kontratën për ndërtimin e një rruge rurale, të cilën duhet ta dorëzonte ditën e djeshme, por akoma nuk e ka gërvishtur.

Ky tender titullohej “Ndërtimi i Unazës Mustafa Koc-Veski-Kocaj, asfaltimi i Unazës që lidh 5 fshatra”.

Fondi Limit i miratuar për këtë projekt është 1.7 miliardë lekë pa TVSH. Dhe janë paratë e buxhetit për vitin 2025, që kryebashkiakja i tenderon vetëm disa ditë para mbylljes së veprimeve finaciare.

Ndërkohë vëllezërit Alfons dhe Edmond Bitri i kishin sqetullat e zëna me dy thasë me lekë. Më 5 nëntor 2025 morën tenderin 2.7 miliardë lekë me firmën e drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli. Të nesërmen, në datë 6 nëntor 2025, Agolli iu dha vëllezërve kontratën tjetër me vlerë 4.6 miliardë lekë. A po përdoret nga “Rilindja” kompania “Almo Konstruksion” për operacione patrimi parash të korrupsionit?

Po i marrim me radhë. I pari është tenderi me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore, Rajoni 4: Rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë”. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që hidhen në një rrugë që është asfaltuar me dhjetëra herë dhe është në gjendje të shkëlqyer. Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027. Fondi Limit i caktuar për projektin është 270 milion lekë të reja pa TVSH.

Mirëpo, janë edhe ca miliarda lekë të tjera që Dritan Agolli kërkon t’u gjejë vendin. Kjo është kontrata me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Divjakë: “Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve, Divjakë”.

Këtu luhet loja për më shumë lekë. Por shihni sa gjeniale është ideja për korrupsion. Merren paratë për fermë dhe ngrihet hotel me pishinë buzë detit. Jo vetëm hoteli, por edhe 40 hektarë tokë rreth e rrotull. Për këtë projekt është parashikuar Fondi Limit 4.6 miliardë lekë të vjetra pa TVSH. I do hoteli këto lekë! Për të maskuar qëllimin ngrihet edhe një punishte vaji ulliri aty pranë.

Tenderi i hapur më 9 tetor dhe i mbajtur më 27 tetor 2025 është një kryevepër korrupsioni. Nga 21 kompani pjesëmarrëse, 10 janë skualifikuar menjëherë.

Po si mundet të justifikohet që brenda dy ditëve të njëjtës kompani i jepen tendera me vlera kaq të larta, me favorizim të hapur në shkelje të ligjit për prokurimet? Me sa duket vëllezërit Bitri kanë hyrë në rrethin e ngushtë të besuar të “Rilindjes”.

Pas denoncimit të “Media 60” u bë e ditur se ky nuk ishte asgjë me shumë, por një projekt resorti luksoz.

Ndërkohë, njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) mënyrën e vlerësimit me pikë nga komisioni i tenderit.

E gjendur para provave që Dritan Agolli i lë pas me arrogancë dhe shkujdesje, KPP u detyrua të kërkojë sërish vlerësimin e me pikë të “ALMO KONSTRUKSION”.

Ky është vendimi i parë i datës 3 shkurt 2026, ku KPP ka pranuar ankesën e kompanisë “ZDRAVA” shpk dhe ka urdhëruar të bëhet rivlerësimi i pikëve që i ishin dhënë padrejtësisht kompanisë ALMO Konstruksion. Ishte koha kur Jonaid Myzyri sapo ishte shkarkuar nga KPP dhe komisioni mori disa vendime të pavarura.

Pas kësaj, drejtori  Agolli ka dredhuar. Për të mos shpallur një fitues tjetër, ka anuluar tenderin.

Sigurisht, Agolli do ta kompensonte “Almo Konstruksion” shpk më vonë. Por arsyeja kryesore ishte amortizimi i skandalit që u bë për resortin me pishinë, që e e denoncoi “Media 60”.

“ALMO” është në listën e kompanive të favorizuara në tendera nga Evis Berberi, ish-drejtori i ARRSH që është në burg për korrupsion dhe nga FSHZH, që drejtohet nga Dritan Agolli, edhe ky nën hetim nga SPAK.

Tender që ilustron më tepër marrëdhënien me drejtorin Agolli, është ai me objekt “Rikonstruksion rruge Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë, Bashkia Korçë”, në vitin 2020. Plot 450 milionë lekë mori kompania fituese “Almo Konstruksion”. Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se në specifikimet e tenderit thuhet se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 3.6 km. Pra, u hodhën mbi 120 milionë lekë për 1 km rrugë fshati.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë 1.3 miliardë lekë vëllezërve Bitri para se të futej në burg. Bëhet fjalë për tenderin “Rikualifikim urban i zonës mbrapa pallateve të vjetra Rr. e Balshajve”, me fond limit 1.3 milliardë lekë pa TVSH. Kanë kaluar 2 vjet dhe banorët e zonës ankohen se firma akoma nuk i ka mbaruar punimet.

Kjo është foto e këtyre ditëve, kur kryetarja e komanduar Ristani inspektoi rrugën e Balshajve, duke mburrur punën e “ALMO KONSTRUKSION” shpk, për t’i mbyllur gojë opinionit.

Në përfundim, jemi të bindur se Anuela Ristani nuk vepron e vetme në këtë aferë korrupsioni. Këtu nuk ka rëndësi se nga e mori kryetarja porosinë për vëllezërit Bitri, nga qelia e Veliajt apo nga kryeministri Rama? Problemi është se Ristani, Agolli dhe Suli janë pjesë e një sistemi të organizuar që, jo vetëm po na vjedh paratë, por edhe kohën. Vëllezërit Bitri nuk po mbyllin dot kontratat e përfituara para dy vjetësh…

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Alfons BitriDritan AgolliEdmond Bitritender

Lajme të lidhura

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik
Aktualitet

Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

14:45 - 15/08/26
Para
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë mëngjesin e sotëm. Agjencia kombëtare...

Lexo më shumë
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

14:45 - 15/08/26
“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

14:00 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com